• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“REZOLUTA NUK ISHTE KURTH”/ Berisha i përgjigjet Ramës: Ke kryer vepër penale në përputhje me ligjet që dënojnë mohimet e genocidit
Home
Politikë

“REZOLUTA NUK ISHTE KURTH”/ Berisha i përgjigjet Ramës: Ke kryer vepër penale në përputhje me ligjet që dënojnë mohimet e genocidit

13 May, 2022 s.autor Politikë

Ish kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur kryeministrit Rama lidhur me rezolutën e kërkuar nga Rithemelimi për të dënuar genocidin në Srebrenicë.

Sipas Berishës, Rama ka kryer vepër penale në përputhje me ligjet që dënojnë mohimet e genocidit.

Berisha theksoi se rezoluta nuk ishte kurth, por e bazuar ne ligjet nderkombetare.

“Pa asnjë diskutim që PD do të paraqesë, dora dorës e gjithnjë politikën e saj të jashtme, qëndrimin e politikën e saj të jashtme.

Qëndrimi i Ramës është qëndrim zuzar dhe zuzar quhet qëndrimi kur nuk përfill normë dhe ligj. Dënoj qëndrimin e tyre të djeshëm. Ata që e mendojnë se kjo rezolutë ishte një kurth, unë i garantoj se nuk ishte kurth”.

Deklarata e Sali Berishës:

Shqipëria ishte vendi i vetëm që nuk ka dënuar asnjë nga genocidet që kanë ndodhur. Jo që nuk i ka dënuar, por shkalla e lartë e kriminalizimit të pseudo-mazhorancës së sotme bëri që Shqipëria dje të refuzojë një rezolutë për dënimin e genocidit në Bosnje.

Unë dua tu shpjegoj në mënyrë absolute, unë që po flas sot para jush nuk mendoja, ndonëse nuk e përjashtoja që kjo rezolutë nuk do votohet nga mbarë parlamenti.
Pretendimet e Ramës e Ballës janë të neveritshme të personave të inkriminuar në cdo qoshe e skaj të psikologjisë së tyre.

Rezoluta ka ndjekur rrjedhjen e procedurës normale për rezolutat, as ishte e papritur, as e befasishme as emergjente.

Rama e Balla mashtrojnë, të kriminalizuar në çdo skaj të psikologjisë e karakterit të tyre kur thonë se nuk është votuar kundër rezolutës.

Vota e djeshme ishte vota më e egër që mund të bëhej në parlament.

Nuk është e vërtetë që u shty për më vonë.

Ata që përpiqen të mbulojnë qëndrimin e tyre të shëmtuar, mbrojtjen që i bënë genocidit dje, kryejnë vepër penale në përputhje me ligjet që dënojnë mohimet e genocidit të dy janë fajtor për këtë akt të shëmtuar.

Rama deklaroi dje se fajin e ka Saliu. Duhet të jesh në stadin e primitivitetit që dhe një akt të tillë të ndërgjegjes individuale e njerëzore t’ua kalosh të tjerëve.

Pa asnjë diskutim që PD do të paraqesë, dora dorës e gjithnjë politikën e saj të jashtme, qëndrimin e politikën e saj të jashtme.

Qëndrimi ynë është i bazuar në ligjin ndërkombëtar, në përputhje të plotë me ligjin ndërkombëtar.

Qëndrimi i Ramës është qëndrim zuzar dhe zuzar quhet qëndrimi kur nuk përfill normë dhe ligj. Dënoj qëndrimin e tyre të djeshëm. Ata që e mendojnë se kjo rezolutë ishte një kurth, unë i garantoj se nuk ishte kurth.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NUK JUA KA FAJIN..."/ Besa Kokëdhima ka dy fjalë për ata që kritikuan Ronela Hajain: Mos u kujtoni për muzikën një herë në vit
Previous article "NË PARLAMENT NDODHI NJË AKT I RËNDË"/ Berisha: Gjenocidin në Srebrenicë e kanë dënuar shumë vende të lira, por Shqipëria jo

s.autor

Postime të ngjashme

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron Politikë

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron

"TË NJËJTËT INVESTITORË JANË EDHE NË ZVËRNEC"/ Rama nxjerr shembullin nga Katari: Budallallëku nuk do ta mbajë peng Shqipërinë Breaking News

"TË NJËJTËT INVESTITORË JANË EDHE NË ZVËRNEC"/ Rama nxjerr shembullin nga Katari: Budallallëku nuk do ta mbajë peng Shqipërinë

QYTETARËT KËRKOJNË DORËHEQJEN E RAMËS/ Gonxhja për protestat: Duhet reflektim i thellë nga çdokush Politikë

QYTETARËT KËRKOJNË DORËHEQJEN E RAMËS/ Gonxhja për protestat: Duhet reflektim i thellë nga çdokush

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT