• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
REZOLUTA E ‘JERUZALEMIT’/ Zv.Presidenti i SHBA Pence: Ambasada amerikane në Izrael brenda 2019
Home
Nderkombetare

REZOLUTA E ‘JERUZALEMIT’/ Zv.Presidenti i SHBA Pence: Ambasada amerikane në Izrael brenda 2019

22 January, 2018 g.autor Botë, Nderkombetare

Nënpresidenti amerikan Mike Pence tha sot në Izrael se administrata e SHBA do ta zhvendosë ambasadën nga Tel Avivi për në Jeruzalem brenda vitit 2019. Ai tha se e ka për nder që ndodhet në kryeqytetin e Izraelit, Jeruzalem.

Zoti Pence po zhvillon një vizitë katër ditëshe në Lindjen e Mesme në një kohë kur partnerë arabë të Shteteve të Bashkuara kanë shprehur zhgënjim ndaj vendimit lidhur me Jeruzalemin:

“Nënpresidenti Pence e filloi vizitën në Izrael me një takim me Kryeministrin Benjamin Netanyahu, duke u shprehur se e kishte për nder që ndodhej në kryeqytetin e Izraelit, Jeruzalem. Kryeministri Netanyahu iu përgjigj se ishte hera e parë që një figurë e huaj i thoshte këto fjalë, duke e falenderuar zotin Pence për “njohjen e Jeruzalemit,” si një akt me rëndësi historike”, shkruan VOA.

Nënpresidenti Pence foli sot para parlamentit të Izraelit, ku tha se ambasada amerikane do të vendoset në Jeruzalem brenda vitit 2019, para afatit të përmendur më parë.

“Shtetet e Bashkuara kanë zgjedhur të udhëhiqen nga faktet dhe jo legjendat. Faktet janë të vetmet themele të vërteta për një paqe të qëndrueshme. Jeruzalemi është kryeqyteti i Izraelit dhe në javët në vazhdim administrata jonë do të parashtrojë planet për të vendosur ambasadën në Jeruzalem dhe për ta hapur nga fundi i vitit të ardhshëm”.

Komentet e tij u pasuan me duartrokitje nga salla e parlamentit, ku mungonin anëtarët arabë të organit legjislativ.

Para se zoti Pence të merrte fjalën, deputetë arabë shprehën kundërshtimin e tyre ndaj qëndrimit të administratës Trump duke mbajtur parulla me fjalët “Jeruzalemi është kryeqyteti i Palestinës”.

Rojet e parlamentit i nxorën me forcë deputetët arabë nga salla.

Në fjalën e tij, Pence tha se administrata amerikane u bën thirrje palestinezëve të kthehen në tryezën e bisedimeve. “Paqja mund të arrihet vetëm me dialog”, tha nënpresidenti amerikan.

Palestinezët janë shprehur se Shtetet e Bashkuara nuk janë më një ndërmjetësues i pranueshëm dhe se nuk do të pranojnë asnjë propozim për paqe nga administrata aktuale. Politikanët palestinezë nuk kanë pranuar të takohen me zotin Pence.

Gjatë vizitës së nënpresidentit amerikan në Jeruzalem, udhëheqësi palestinez Mahmud Abaz ndodhet në Bruksel ku po u bën thirrje udhëheqësve të Bashkimit Evropian të njohin shtetin e Palestinës me kufijtë e para luftës 1967.

Para vizitës në Izrael, Nënpresidenti Pence ishte dhe në Egjipt dhe Jordani.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Shqiptarët e vrarë në lokalin e basteve në Itali. Çfarë pranoi pronari pas dy vitesh në GJYQ
Previous article "A të vras veten, a të shes trupin?!", letra prekëse e studentes nga Kuçova e cila kërkon një përgjigje

g.autor

Postime të ngjashme

DRONI GODET KHERSONIN DHE LË NJË VIKTIMË/ Zelensky propozon takim të drejtpërdrejtë me Putinin Botë

DRONI GODET KHERSONIN DHE LË NJË VIKTIMË/ Zelensky propozon takim të drejtpërdrejtë me Putinin

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit Aktualitet

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit

SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që… Botë

SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT