• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
REZOLUTA E JERUSALEMIT/ Kryeministri Thaçi: Do të votonim pro SHBA, edhe nëse do të ishim të vetmit
Home
Rajon

REZOLUTA E JERUSALEMIT/ Kryeministri Thaçi: Do të votonim pro SHBA, edhe nëse do të ishim të vetmit

22 December, 2017 g.autor Breaking News, Rajon

Shtetet e Bashkuara mbrëmë kanë pësuar një disfatë djegëse në diplomaci, në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, ku është kundërshtuar fuqishëm njohja që Amerika ia ka bërë Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit.

Plot 128 shtete kanë shprehur qëndrim të kundërt me Uashingtonin, përfshirë edhe Shqipërinë. Por, ndryshe nga Shqipëria, Kosova do t’i kishte dalë në krah Amerikës, nëse do të ishte anëtare e OKB’së.

Kështu thotë numri një i Kosovës, Hashim Thaçi.

Shumica e kombeve të botës sot i ka dhënë një goditje të fortë Shteteve të Bashkuara, duke kundërshtuar vendimin e Amerikës për ta njohur Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit, dhe duke i shpërfillur kërcënimet e presidentit Donald Trump për hakmarrje me ndërprerjen e ndihmave për shtetet që votojnë kundër saj.

Nëpërmjet një akti kolektiv të mosbindjes karshi Uashingtonit, Asambleja e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara ka votuar 128 me 9, me 35 abstenime, për të kërkuar që SHBA’ja të shfuqizojë deklaratën e 6 dhjetorit 2017 për Jerusalemin, qytetin e shenjtë të pretenduar për kryeqytet si nga izraelitët, ashtu edhe nga palestinezët.

Rezoluta e OKB’së është jo obliguese dhe rrjedhimisht kryesisht simbolike, por votimi bindës ka vënë në pah lëkundjen që ka shkaktuar në politikën botërore vendimi i administratës Trump për ta thyer një konsensus ndërkombëtar 50-vjeçar për statusin e Jerusalemit, si dhe izolimin diplomatik të Amerikës.

Aleatët kryesorë, si Britania, Franca, Gjermania dhe Japonia, të gjithë votuan pro rezolutës, ndonëse disa aleatë, si Australia dhe Kanadaja, abstenuan.

Rezolutën që dënon njohjen e Jerusalemit kryeqytet e mbështeti edhe Tirana zyrtare.

Por, Kosova, që s’bën pjesë në OKB, do të kishte votuar ndryshe. Këtë qëndrim e ka zbuluar vetë presidenti i vendit, Hashim Thaçi.

“Edhe sikur të ishte vetëm vota e Amerikës kundër kësaj rezolute, e dyta do të ishte e Kosovës“, ka deklaruar Thaçi.

I pari i vendit ka thënë se Kosova do të rreshtohej krah Amerikës, “pa marrë parasysh se si do të votonin të tjerët për këtë çështje“./ express

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article OSHEE/ Ndërhyrje në rrjet, kjo zonë do të ketë shkëputje të energjisë elektrike
Previous article Një goditje për Madridin. Partitë separatiste në Katalonia fitojnë shumicën në zgjedhje

g.autor

Postime të ngjashme

PAMJET ME DRON/ Pafund njerëzish në Bulevard, qindra mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës Aktualitet

PAMJET ME DRON/ Pafund njerëzish në Bulevard, qindra mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës

PROTESTA/ Tre orë fjalime, protestuesit nis marshimin Aktualitet

PROTESTA/ Tre orë fjalime, protestuesit nis marshimin

"SHQIPËRI E RE"/ Diaspora marshon drejt Kryeministrisë. Sheshi mbulohet nga flamujt Aktualitet

"SHQIPËRI E RE"/ Diaspora marshon drejt Kryeministrisë. Sheshi mbulohet nga flamujt

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT