Nën cilësinë e Presidentit të Republikës, Ilir Meta po zhvillon sot në ceremoninë e dekorimit të kërcimtarëve Rexhep Çeliku dhe Liljana Cingu.
DEKORATAT
08/01/2018-Presidenti Meta dekoron zotin Rexhep Çeliku me Dekoratën “Nderi i Kombit”
Presidenti i Republikës, Ilir Meta i akordoi dt. 08/01/2018, nr. dekreti 10709 zotit Rexhep Çeliku Dekoratën “Nderi i Kombit” me motivacionin: “Në vlerësim të kontributit të jashtëzakonshëm si solist me nivel të lartë dhe mjeshtëri të veçantë artistike në interpretimin e valleve shqiptare; për promovimin denjësisht të vlerave të mirëfillta të trashëgimisë sonë kulturore kombëtare brenda dhe jashtë vendit, si dhe për pasurimin e fondit të krijimtarisë koreografike dhe përçimin e tij tek brezat e artistëve të rinj”.
08/01/2018-Presidenti Meta dekoron zonjën Liljana Cingu me Dekoratën “Nderi i Kombit”
Presidenti i Republikës, Ilir Meta i akordoi dt. 08/01/2018, nr. dekreti 10708 zonjës Liljana Cingu Dekoratën “Nderi i Kombit” me motivacionin: “Në vlerësim të kontributit të jashtëzakonshëm si soliste me nivel të lartë artistik dhe mjeshtëri të veçantë në interpretimin e valleve shqiptare; për promovimin denjësisht të vlerave të mirëfillta të trashëgimisë sonë kulturore kombëtare brenda dhe jashtë vendit si dhe përçimin e folklorit tonë tek brezat e artistëve të rinj”.
Ceremonia po zhvillohet në ambientet e presidencës. Artistët marrin dekoratën “Nderi i Kombit”.
/AlpeNews.al/