Rudina Hajdari është larguar nga mbledhja e Këshillit Politik e revoltuar.
Deputetja demokrate ka thënë se nuk mund të qendronte në një mbledhje, ku nuk diskutohej reforma zgjedhore, por se kush do të marrë tenderin për identifikimin biometrik të votuesve.
Në media është përfolur për një marrëveshje të dytë mes Bashës dhe Ramës, që tenderin ta marrë pikërisht një njeri i Bashës.
Dhe nuk bëhet fjalë për pak, por për disa dhjetëra milionë euro.


