• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Revista ”Archaeology”: Shqipëria, një udhëtim në kohë
Home
Sociale

Revista ”Archaeology”: Shqipëria, një udhëtim në kohë

13 December, 2017 k.autor Aktualitet, Sociale

Revista ”Archaeology”, botim i Institutit amerikan të Arkeologjisë, i ka kushtuar një shkrim të gjatë zbulimeve arkeologjike në Shqipëri mundësuar edhe nga ndërtimit i gazsjellësit TAP, që po shfrytëzohet nga arkeologët si një mundësi për zbulime dhe për të paraqitur historinë e vendit që nga koha e Neolitit deri në ditët tona.

 

”Arkeologët, të financuar nga Trans Adriatic Pipeline (TAP) kanë gërmuar dhe kanë studiuar një vendbanim antik pranë Peshtanit, nga ku do të kalonte gjurma e gazsjellësit. Por, gjurma e tubacioneve të gazsjellësit u devijua pikërisht për të shmangur vendbanimin 1400-vjeçar”, thuhet në shkrimin e gazetarit Matthew Brunwasser, raporton ‘ata’.

 

”Në Shqipërinë moderne, përzierja e kulturave historike është kaq e theksuar sa duket sikur ato do të përplasen me njëra-tjetrën… Vlen të përmendet Via Egnatia, që për herë të parë u kalua nga ushtarët romakë, rreth vitit 200 para Krishtit. Kjo rrugë u modernizua për shekuj me radhë dhe u bë rruga lidhëse mes Konstandinopojës dhe Adriatikut”, thekson ai.

Në këtë shkrim theksohet gjithashtu se TAP-i ecën pothuajse paralel me rrugën Egnatia, arteria kryesore antike mes Lindjes dhe Perëndimit.

Një nga zbulimet më interesante të bëra deri tani është vendbanimi i Turanit, varrezat e të cilit datojnë që prej 2 000 vitesh.

Shqipëria është një vend që po zhvillohet me shpejtësi. Ajo tërhoqi 4,7 milionë turistë në vitin 2016 ose 15 për qind më shumë se në vitin 2015.

”Ndërsa pjesa më e madhe e turistëve vijnë për plazhet e virgjëra dhe të lira, për ngjitje në male dhe ekoturizëm, edhe numri i vizitorëve në zonat arkeologjike ka ardhur duke u rritur”, shkruan Brunwasser.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Shqipëria në një tryezë me vendet myslimane kundër Trump për Jerusalemin (Foto)
Previous article VIDEO/ Donnarumma shpërthen në lot para sfidës me Veronën, tifozët i kërkojnë largimin

k.autor

Postime të ngjashme

NË GARË PËR POSTIN E KRYEPROKURORIT TË PËRGJITHSHËM/ Adnan Xholi dorëzon kandidaturën, i pari që hyn në garë Aktualitet

NË GARË PËR POSTIN E KRYEPROKURORIT TË PËRGJITHSHËM/ Adnan Xholi dorëzon kandidaturën, i pari që hyn në garë

PO FLUTURONTE ME AVION CIVIL/ Policia konfirmon arrestimin e Ermal Beqirajt: Fillimisht do të dalë para gjykatës atje Aktualitet

PO FLUTURONTE ME AVION CIVIL/ Policia konfirmon arrestimin e Ermal Beqirajt: Fillimisht do të dalë para gjykatës atje

NË KËRKIM PËR DOSJEN “AKSHI”/ Si u arrestua në Francë Ermal Beqiraj. Po fluturonte me avion civil mbi një central bërthamor, dyshime për spiunazh Aktualitet

NË KËRKIM PËR DOSJEN “AKSHI”/ Si u arrestua në Francë Ermal Beqiraj. Po fluturonte me avion civil mbi një central bërthamor, dyshime për spiunazh

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT