Kisha Katedrale e Shkodrës i është e kushtuar Shën Shtjefnit, i pari Martir, i njëjti Pajtor i kishës ekzistuese në Kështjellën Rozafa, mbetjet e së cilës ekzistojnë ende. Dëshmia e pare vjen nga vepra e Marin Barletit. Duke përshkruar rrethimin e Shkodrës nga ana e turqve në vitin 1478, ai kujton Pajtorin e Shkodrës.
Besimtarët shkodranë kërkuan që të ndërtohej një kishë Katedrale ndaj i derguan Sulltanit në Stamboll kërkesa për lejen, e cila u dha me një ferman, në vitin 1851.
Punimet filluan pas shtatë vjetësh, më 7 prill 1858, në praninë e Guvernatorit të Shkodrës Ali Pasha. U quajt Kisha e Madhe sepse, në kohën e ndërtimit, ishte njëra prej kishave më të mëdha të Ballkanit. Inaugurimi i Katedrales u bë në 1865.
Shkaterrimi i pare nisi gjate bombardimit te malazezeve ne rrethimin e Shkodres ne vitet 1912-1913. Ne vitin 1967 kur u mbyllën të gjitha kishat në Shqipëri, Katedralja u shndërrua në Pallat Sporti, ku, në vitin 1973, u zhvillua Kongresi i grave komuniste.
Më 7 mars 1991 u rihap Katedralja nga Atë Aleks Baqli. Mesha e parë u kryesua nga Dom Zef Simoni ne prani të Nënë Terezës. Në te më 21 prill 1991 u shuguruan meshtar Dom Gjergj Simoni prej Imzot Nikoll Troshanit. Selia e Shenjtë financoi restaurimin dhe rindërtimin e saj.
Më 25 prill 1993, Ati i Shenjtë, Papa Gjon Pali II, në vizitën e tij historike, vizita e parë e një Pape në Shqipëri, në praninë të Nënë Terezës, kremtoi Meshën e Shenjtë dhe shuguroi 4 ipeshkvijtë e parë të Kishës Katolike në Shqipërinë e ringjallur: Imzot Frano Illia, Imzot Rrok Mirdita, Imzot Robert Ashta dhe Imzot Zef Simoni.
/Marrë nga Alfred Pez@, blogu personal


