• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 March, 2023
AlpeNews

Tirana, Albania

22 March, 2023
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
RETORIAKAT SHBA-TURQI/ Një delegacion turk drejt Uashingtonit për të zbutur tensionet
Home
Nderkombetare

RETORIAKAT SHBA-TURQI/ Një delegacion turk drejt Uashingtonit për të zbutur tensionet

8 August, 2018 k.autor Botë, Nderkombetare

Një delegacion diplomatik turk do të vizitojë Uashingtonin të enjten për të zbutur tensionet. Njoftimi për vizitën bëri që të frenohej rënia e shpejtë e vlerës së monedhës turke. Analistët paralajmërojnë se rritja e tensioneve të SHBA-Turqi kërcënon të shkaktojnë një krizë financiare në Turqi.

Të hënën, lira turke pësoi rënien më të madhe në një dekadë. Kjo erdhi pas njoftimeve se administrata e Presidentit Trump po shikon mundësinë që t’i japë përjashtimin nga taksat të Turqisë në tregun e SHBA.

Lira e rimori paksa veten pas lajmeve të vizitës diplomatike. Por monedha filloi të bjerë përsëri të martën pas njoftimeve që mohonin lajmet e mëparshme se midis Ankarasë dhe Uashingtonit ishte arritur një marrëveshje paraprake.

Zëvendës ministri i jashtëm turk, Sedat Onal thuhet se do të drejtojë delegacionin, sipas një burimi të ministrisë së jashtme. Njoftimet e mëparshme thoshin se një delegacion shumë më i fuqishëm do të dërgohej në Uashington, duke përfshirë ministra të jashtëm, të brendshëm, të mbrojtjes dhe të financave.

Në krye të rendit të ditës pritet të jenë diskutimet për ndalimin e pastorit amerikan, Andrew Brunson. Brunson është aktualisht nën arrest shtëpie, ndërsa po gjykohet nën akuzat për terrorizëm. Shtëpia e Bardhë i hedh poshtë akuzat si të pabaza, duke e akuzuar Ankaranë për pengmarrje.

Tensionet mes SHBA-së dhe Turqisë u përshkallëzuan javën e kaluar, kur Presidenti i SHBA Donald Trump vuri në shënjestër dy ministra turq me sanksione për arrestimin e pastorit Brunson. Ankaraja u përgjigj me masa reciproke.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Zakonet seksuale të meshkujve që femrat urrejnë më shumë
Previous article NDODH NË TIRANË/ 25 vjeçari që ECTE me kanabis në makinë. Kapet MAT nga Policia

k.autor

Postime të ngjashme

ANALIZA E REL: Zgjedhjet në veri sërish në pikëpyetje, lista serbe paralajmëron bojkot Botë

ANALIZA E REL: Zgjedhjet në veri sërish në pikëpyetje, lista serbe paralajmëron bojkot

URDHËR ARRESTI PËR PUTIN/ Kërcënon Medvedev: Një raketë hipersonike mund të godasë Gjykatën Ndërkombëtare Penale Botë

URDHËR ARRESTI PËR PUTIN/ Kërcënon Medvedev: Një raketë hipersonike mund të godasë Gjykatën Ndërkombëtare Penale

ZELENSKY DO TË MARRË PJESË NË SAMITIN E G7 NË JAPONI/ Si do të realizohet paraqitje e tij para delegatëve të forumit Botë

ZELENSKY DO TË MARRË PJESË NË SAMITIN E G7 NË JAPONI/ Si do të realizohet paraqitje e tij para delegatëve të forumit

Facebook Comments

FLAMUR TOPI/ Lojërat e gabuara të Big Brother Vip Blog

FLAMUR TOPI/ Lojërat e gabuara të Big Brother Vip

EMIRJON SENJA/ Kostoja e të jetuarit ndershëm në këtë vend! Blog

EMIRJON SENJA/ Kostoja e të jetuarit ndershëm në këtë vend!

FRROK ÇUPI/ Pse nuk ulem në një lokal ku nuk njoh? Blog

FRROK ÇUPI/ Pse nuk ulem në një lokal ku nuk njoh?

KRESHNIK SPAHIU/ Kush e ka fajin për aksidentet: Shteti apo idiotët? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Kush e ka fajin për aksidentet: Shteti apo idiotët?

MANJOLA ZEKA/ Prindër me lekë, a ndjeheni fajtorë??? Aktualitet

MANJOLA ZEKA/ Prindër me lekë, a ndjeheni fajtorë???

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT