Një 25 vjeçar është kapur nga Policia e Shtetit me lëndë narkotike në automjetin e tij (lloji Cannabis Sativa).
25 vjeçarit iu gjend doza prej 1.76 gramësh në makinë, nga një kontroll rutinë e Policisë.
NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 07.08.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi R. Ç. vjeç 25, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Kongresi i Lushnjës”, nga kontrolli në mjetin tip “Ford”, ju gjetën e bllokuan në cilësinë e provës materiale, 2.57 gr. lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa dhe 1.76 gr. lëndë narkotike e llojit Kokainë. Neni 283/1 i Kodit Penal.