• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
RESTAUROHET PORTRETI MË I VJETËR I ISMAIL KADARE/ Zbulohet dhe autori
Home
Kulturë

RESTAUROHET PORTRETI MË I VJETËR I ISMAIL KADARE/ Zbulohet dhe autori

5 November, 2025 s.autor Kulturë

Portreti i parë kushtuar shkrimtarit Ismail Kadare është restauruar dhe ky është një lajm shumë i mirë për fansat e shkrimtarit më të madh që ka nxjerrë Shqipëria

Restaurimi u krye nga Olsi Laska, specialist i restaurimit të veprave të artit në Galerinë Kombëtare të Arteve, ndërsa studiuesja e artit Suzana Varvarica Kuka identifikoi përfundimisht autorin e veprës, i cili nuk dihej.

Portreti është vepër e piktorit Vilson Kilica dhe është realizuar në periudhën e studimeve të tyre në Bashkimin Sovjetik. Mendohet se portreti i parë i Kadaresë është realizuar në vitin 1958. Shkrimtari kujtojmë se ka një lidhje të veçantë me Rusinë dhe kjo ndjehet në gjithë veprën e tij.

Drejtoresha e Shtëpisë-Studio Kadare, Anisa Ymeri tha se, vepra, pjesë e fondit të Shtëpisë-Studio Kadare, ishte në gjendje shumë të dëmtuar, në kufijtë e shkatërrimit. Në janar të këtij viti, nisi një proces studimi për identifikimin e autorit të saj dhe sidomos për restaurimin, pasi piktura ishte në prag të shkatërrimit të plotë.

Nga sot e në vazhdim, piktura do të ekspozohet në Shtëpinë-Studio Kadare, tanimë e konsoliduar dhe e restauruar tërësisht. Sipas Ymerit, për fondin e kësaj shtëpie, një portret i shkrimtarit Ismail Kadare me autor piktorin Vilson Kilica, është me shumë rëndësi dhe po aq me rëndësi është edhe për fondin e veprave të artit.

Shkrimtari Ismail Kadare u lind në Gjirokastër, më 28 janar të vitit 1936 dhe u nda nga jeta më 1 korrik 2024, në Tiranë. Veprat e Kadaresë janë përkthyer e botuar në mbi 40 gjuhë të huaja. Ai është shkrimtari shqiptar më i njohur në botë, laureat i shumë çmimeve letrare kombëtare dhe ndërkombëtare. Kandidat perpetual për çmimn Nobel ai u nda nga jeta Korrikun e vjetshëm. A.K./TemA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRAGJEDI NË BOSNJE-HERCEGOVINË/ Shpërthen zjarr në një azil pleqsh, humbin jetën 10 persona
Previous article DISFATA NË ZGJEDHJET E BASHKISË SË NEW YORK/ Trump: Po të ishte emri im në listë do fitonim, ndikoi dhe mbyllja e qeverisë

s.autor

Postime të ngjashme

"SONTE DO TË DARKOJMË NË SHTRAT"/ Shfaqet në Teatrin "Zihni Sako" Kulturë

"SONTE DO TË DARKOJMË NË SHTRAT"/ Shfaqet në Teatrin "Zihni Sako"

PROFILI/ U shua në moshën 84-vjeçare, kush ishte Birçe Hasko, aktori që luajti në mbi 30 filma Kulturë

PROFILI/ U shua në moshën 84-vjeçare, kush ishte Birçe Hasko, aktori që luajti në mbi 30 filma

ARTI NË ZI/ Shuhet Birçe Hasko, ikona e kinemasë shqiptare! Nga Dukati në skenën e madhe, karriera e jashtëzakonshme e aktorit Breaking News

ARTI NË ZI/ Shuhet Birçe Hasko, ikona e kinemasë shqiptare! Nga Dukati në skenën e madhe, karriera e jashtëzakonshme e aktorit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT