• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
RESHJET E VERËS/ OSHEE: Prurje mbi nivelet historike. Mbulojmë plotësisht nevojat
Home
Ekonomi
Portret

RESHJET E VERËS/ OSHEE: Prurje mbi nivelet historike. Mbulojmë plotësisht nevojat

21 August, 2018 g.autor Biznes, Ekonomi, GoodNews, Movers, Portret

Ndoshta reshjet në korrik e në gusht në shumë zona të vendit nuk kanë qenë një lajm i mirë për ata që pushojnë në bregdet por për Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare po.

Pikërisht për shkak të reshjeve prej 9 muajsh KESH prodhon energji për të mbuluar plotësisht nevojat e OSHEE dhe OST-së.

Prurjet në liqene dhe kaskada janë mbi nivelet historike duke prezantuar një situatë të mirë energjetike në vend.

Liqeni i Fierzës është në kuotën 286.4m (apo rreth 7m me lart se niveli mesatar i shfrytëzimit shumëvjeçar për muajin gusht) dhe prurjet rezultojnë rreth 70 m3/sek (ndërkohë qe prurjet mesatare shumëvjeçare për muajin Gusht rezultojnë 46 m3/sek).

Njëlloj si për 7 muajt e parë të vitit 2018, edhe gjatë muajit gusht 2018, KESH po prodhon për të mbuluar plotësisht nevojat e vendit për energji (nevojat e OSHEE për konsumatorët fundore dhe humbjet në rrjet si dhe nevojat e OST për humbjet në rrjetin e transmetimit dhe shërbimet ndihmëse për sigurinë e sistemit elektroenergjetik).

Gjatë Gushtit 2018, KESH do të prodhojë rreth 470,000 MËh apo rreth 80,000 MËh më shumë energji se prodhimi maksimal historik për muajin gusht. Gjatë muajit korrik 2018, KESH prodhoi 427,000 MËh energji (ose 79% më shumë se prodhimi mesatar shumëvjeçar për muajin korrik) duke qenë kështu në nivelin e prodhimit maksimal mujor për muajin korrik.

Sipas parashikimit të prurjeve dhe prodhimit si dhe në sajë të mirëmenaxhimit të bazuar në regjime racionale të shfrytëzimit të ndjekura nga Korporata, niveli i liqenit të Fierzës në fillim të shtatorit parashikohet të jetë rreth 283m ndërkohë që niveli mesatar shumëvjeçar në fillim të muajit shtator rezulton rreth 276m, pra rreth 7m më lart.

Edhe për muajin shtator 2018, KESH parashikon të prodhojë për të mbuluar plotësisht, për të nëntin muaj radhazi, nevojat e OSHEE dhe OST-së.
Aktualisht, rezerva energjetike e KESH është rreth 986 GWh. Rezerva energjetike aktualisht e grumbulluar nga KESH në liqenet e kaskadës së Drinit është e mjaftueshme për të garantuar plotësimin e kërkesës së klientëve tariforë për gjithë pjesën e mbetur të vitit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Roboti tmerron njerëzit, por asgjë nuk është ashtu siç duket
Previous article E PABESUESHME/ Klubet rivale në itali falenderojnë JUVEN për blerjen e RONALDOS

g.autor

Postime të ngjashme

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve Ekonomi

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg Ekonomi

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore Ekonomi

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT