Moti i rënduar me reshje ka bërë që në disa fshatra të Korçës, Fierit dhe të Elbasanit të ketë dalje nga shtrati të lumenjëve, apo edhe përrenjëve.
Mësohet se në fshatin Goskovë reshjet e dendura kanë bërë që përroi të dalë nga shtrati dhe të marrë me vete tre automjete, tip veturë.
Gjithashtu mësohet se edhe disa magazina janë përmbytur.
Deri më tani raportohet për dëme materiale, dhe asnjë të plagosur nga reshjet e shiut.