• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Telefoni i palosshëm i Samsung-ut vjen  me ekran 7-inçësh në 2019
Home
Teknologji

Telefoni i palosshëm i Samsung-ut vjen me ekran 7-inçësh në 2019

23 July, 2018 Sadik.Autor Teknologji

Gjigandi i teknologjisë, Samsung, është i gatshëm që të lançojë telefonin e saj të parë të palosshëm, thonë burimet e brendshme nga kompania, shkruan GSM Arena.

Kjo pritet të ndodhë në fillim të vitit të ardhshëm dhe kompania beson se kjo do të ringjallë kërkesën për telefonat me çmim të lartë.

Megjithatë, kjo nuk do të ndodhë menjëherë. Kur prototipi i Samsungut (me emrin kodues “Winner”) do të shfaqet në treg, thuhet se fillimisht do të synojë lojtarët (gamers) – një audiencë e cila është më pak e ndjeshme ndaj çmimeve, transmeton Koha.net. Do të kushtojë së paku 1,500 dollarë, ndoshta edhe më shumë se kaq.

Ekrani i këtij telefoni të palosshëm pritet të jetë 7-inçësh kur është i hapur, por paloset sikur një portofol, thonë njerëzit që kanë parë këtë prototip. Ekrani është në brendësi kur paloset telefoni, kështu që ekziston një ekran sekondar që mbulon pjesën e përparme dhe në të cilin shfaqen njoftimet dhe kamera kryesore që gjendet në anën e “pasme”.

Samsung, pritet që këtë telefon të palosshëm ta lansojë në gjysmën e dytë të vitit të ardhshëm (kur çmimet po ashtu priten të jenë më të lira). Telefoni i palosshëm do të radhitet i treti në linjën e telefonave të avancuar që do t’i lansojë kompania – Galaxy S dhe Note.

Drejtuesit e kompanisë e shohin këtë si një nga revolucionet më të mëdha në dizajnet e smartfonëve dhe këtë projekt e kanë bërë prioritet për Samsungun.

Spekulimet shpesh përmendin një tjetër projekt të Samsungut – një altoparlant të mençur, përcjell koha.net. Ky altoparlantë ka emrin kodues “Lux” dhe burimet brenda kompanisë thonë se do të lansohet së bashku me Galaxy Note9. Do të shquhet si një player i muzikës me teknologji të fundit e çmim prej 300 dollarësh.

Do të mund të kontrollohet [altoparlanti] përmes zërit dhe thuhet se ka aftësinë për të drejtuar zërimin, duke e transmetuar atë tek një person i caktuar në dhomë. Natyrisht, do të mundësohet nga Bixby.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article CHAMPIONS LEAGUE/ Karabaku niset drejt Shqipërisë, e udhëheq Ansi Agolli
Previous article RESHJET E DENDURA NË TË GJITHË VENDIN/ Lumi merr TRE MAKINA me vete. Një MAGAZINË përfundon e...

Sadik.Autor

Postime të ngjashme

KUR ËSHTË KOHA PËR TË NDËRRUAR IPHONE-in? Nga bateria te përditësimet, ç’duhet të dini për formulën e ‘jetëgjatësisë’ së pajisjes Teknologji

KUR ËSHTË KOHA PËR TË NDËRRUAR IPHONE-in? Nga bateria te përditësimet, ç’duhet të dini për formulën e ‘jetëgjatësisë’ së pajisjes

ÇFARË PO NDODH? Facebook dhe Instagram bien në mbarë botën Teknologji

ÇFARË PO NDODH? Facebook dhe Instagram bien në mbarë botën

PAQE MES BRUKSELIT DHE MUSK? Komisioni Evropian miraton reformat e ‘X’, por nuk fal gjobën Teknologji

PAQE MES BRUKSELIT DHE MUSK? Komisioni Evropian miraton reformat e ‘X’, por nuk fal gjobën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT