Nga Ekaterina Katkova
Pushimet në bregdetin e Shqipërisë nuk janë ende shumë të njohura në mesin e turistëve rusë. Fillimi i bisedave të rastësishme me miqtë dhe kolegët për këtë vend të Ballkanit, unë pothuajse gjithmonë hasa në injorancë totale në rastin më të mirë, dhe në rastin më të keq, talljet dhe stereotipat më të këqija për shqiptarët.
Çuditërisht, Shqipëria shpesh ngatërrohet me vendpushimin turk Alanya. Jo vetëm të rinjtë, por edhe përfaqësuesit e gjeneratës më të vjetër nuk dinë pothuajse asgjë për marrëdhëniet dikur vëllazërore sovjetike-shqiptare dhe mezi mbajnë mend kush është Enver Hoxha. Paragjykimi ndaj Shqipërisë, padyshim, është shkaktuar edhe nga situata aktuale politike rreth Kosovës.
Qeveria shqiptare anuloi regjimin e vizave për rusët nga 1 prilli deri më 31 tetor, duke u përpjekur në këtë mënyrë të stimulojë rrjedhën turistike. Duhet të theksohet se unë kam vërejtur vazhdimisht interes për të vizituar Rusinë dhe një qëndrim pozitiv ndaj rusëve nga miqtë e mi shqiptarë. Sidoqoftë, pala ruse nuk përgjigjet njëjtë: është e vështirë dhe e komplikuar për shqiptarët të marrin një vizë ruse, dhe për një kohë të gjatë, dhe shtrenjtë.
Pengesa për të vizituar bashkëqytetarët tanë Shqipërinë është mungesa e fluturimeve të drejtpërdrejta për në Tiranë. Tani është më e arsyeshme të fluturosh drejt kryeqytetit të Shqipërisë me një ndalesë në Athinë, Budapest ose Stamboll. Aeroporti i Rinasit është akoma aeroporti i vetëm civil ajror në vend. Fluturimet për në Tiranë dhe Prishtinë, sipas përshtypjeve të mia, janë të bashkuara me atmosferë të veçantë jo serioze. Dikujt mund ti pëlqejë kjo frymë e çuditshme jugore e lirisë dhe emancipimit, por mua pikërisht më befason dhe më alarmon.
Në Tiranë arritëm më vonë se sa kemi pritur: Në Ballkan nuk vonohen vetëm autobusët; aeroplanët po ashtu fluturojnë me vonesë. Ky fakt më acaroi, sepse isha alarmuar që autobusi i fundit për në Durrës niset nga stacioni i autobusëve në Tiranë në orën 18:50. Kalimi i kufirit ishte i shpejtë dhe nuk la gjurmë në pasaporta. Disa minuta na mori kohë këmbimi i valutës ku 100 euro u këmbyen për 12.000 lekë shqiptare. Para nesh në pikën e këmbimores qëndronte një familje ruse (apo ukrainase) me dy fëmijë.
Për në Durrës u nisëm me autobus të zakonshëm. Distanca nga Tirana është 33 kilometra dhe çmimi është 170 rubla. Në fillim nuk planifikuam pushimet në Durrës, duke e kuptuar që qyteti i dytë më i madhi në vend nuk do të jetë me një atmosferë të qetë romantike dhe bregdet të pastër. Nëse vërtet dëshironi pushim në plazhet e Shqipërisë, atëherë është më mirë të zgjidhni Ksamilin, Sarandën dhe Vlorën. Arrini atje (e që është më e rëndësishme, dilni) nëse udhëtimi juaj nuk është i kufizuar në Shqipëri , do të jetë e vështirë. Edhe kjo, përkundër faktit që transporti me autobus në vend nuk është i zhvilluar. Vështirësitë qëndrojnë në faktin që itinerari i drejtimeve nuk mund të gjendet as në stacione të autobusëve, as në internet. Por vetë stacionet e autobusëve dallojnë nga tonat: As biletë, as pritje.
Biletat për udhëtime vendore blihen tek vozitësi, ndërsa për ato të jashtme në zyre te agjencive turistike. Është interesant, por që në agjencitë e tilla me siguri do tu kërkojnë që udhëtimin ta paguani me para të gatshme vetëm në euro.
Durrësi-qyteti i dytë më i madhi në Shqipëri i shtrirë në bregdetin Adriatik. Qyteti (emërtimi i parë Epidami) është themeluar në shekullin 7 para erës sonë. Grekët nga Korinthi dhe ishulli Korfuz, në shekullin e 3 para erës sonë shkuan tek romakët, të cilën e quajtën Dirahi. Zhvillimin e saj e arriti në shekullin 4 kur imperatori Diokleciani e bërëi kryeqytet të provincës romake Epiri i Ri. Në 395 qyteti kaloi në Bizant, duke mbetur qendër e provincës. Në mesjetë Durrësi ishte nën pushtimin e Bullgarisë, e më pas mbretëria siciliane, Venediku, Mbretëria napolitane, Serbia, derisa në fillimin e shekullit të 16-të, si shumica e Ballkanit, ra nën sundimin e Perandorisë Osmane deri në vitet e 10-të të shekullit XX.
Rruga për në Durrës, përgjatë rrugës janë hotelet, shtëpitë private, fabrika të vogla, stacionet e benzinës dhe lavazhet. Rrjeti më i madhe i pikave të karburanteve në vend është Kastrati. Shumë më rrallë se në Kroacinë e njëjtë, gjejmë “Lukoil” tonë.
Shoku i parë kulturor me ne ndodhi menjëherë pas mbërritjes: autobusi ishte rrethuar nga pjesëtarët rome me fëmijë të vegjël që kërkonin para. Për ata që udhëtojnë shpesh në Ballkan, kjo nuk është e re dhe e panjohur, por megjithatë gjithmonë është e pakëndshme dhe e vështirë.
Vështrimin e parë në qytet e lëviz makina e kohës, – dhe ja ku jeni në vitet 90 të Rusisë, ku kufiri i varfërisë është afër kiçit të elitave lokale.
Hoteli ynë me tre yje ishte i vendosur 3 km larg stacionit të autobusëve. Vendosëm ta kalojmë këtë distancë me këmbë nën diell, njëkohësisht duke ekzaminuar arkitekturën dhe njerëzit vendas. Pa navigimin elektronik, ose një hartë, do të jetë shumë e vështirë të orientoheni në qytet. Përfundim: kur planifikoni një udhëtim në Shqipëri, duhet të merret një hartë.
Vlen të përmendet se në qytet nuk ka shitore të produkteve ushqimore: Ekziston SPAR-i europian, dyqane lokale dhe dyqane frutash dhe perimesh. Çmimet mesatarisht janë më të ulëta se ato në Rusi, ndërsa cilësia e produkteve është më e lartë. Djathëra të mira të forta, pasta të freskëta, ushqime deti, fruta dhe perime, të gjitha llojet e akullores janë mahnitëse në shumëllojshmëri dhe të përballueshme në çmim.
Rreth gastronomisë pak më vonë, por tani për tani … rrugë të ngushta dhe të ndyra. Ajo që të tërheq vëmendjen menjëherë të bën të dyshosh në zgjedhjen e saktë të një vendi për t’u çlodhur. Kontenierët për plehra qëndrojnë në trotuaret për këmbësorët, duke lëshuar një erë të neveritshme sa nuk ka ngelur asgjë tjetër përveç të mbani frymën tuaj, duke kaluar pranë tyre. Asfalti si duket, në parim, nuk është larë por kjo nuk i shqetëson shumë banorët lokal. Vajzat shqiptare me taka të larta dhe funde të shkurtra kalojnë sikur asgjë nuk kishte ndodhur. Paradoksi i parë që kemi vërejtur: njerëz të rregullur dhe të bukur – dhe një qytet i ndotur, i rrëmujshëm; shumë makina europiane biznes klasi, makina sportive – dhe ndërtesa të mjera.
Kur flasim për pamjen e grave shqiptare: grimi i shkëlqyer dhe rroba të hapura kudo dhe nuk shqetësojnë askënd. E vërtetë, atipike për një vend mysliman?
Hoteli ynë ishte mjaft i rehatshëm, megjithëse në foto dukej më i bukur se sa në realitet. Stafi i ri fliste mirë anglisht, por përvoja e mëvonshme me shqiptarët na tregoi se ata kishin zotërim të dobët të gjuhës. Tre net na kushtuan 180 euro.
Të uritura , menjëherë pas vendosjes shkuam në restorantin e parë që hasëm, i vendosur përballë hotelit tonë. Ne ishim shumë të befasuar kur nuk gjetëm askënd në sallën e madhe, përveç një çifti italian në moshë ulur përballë nesh. Ora ishte saktësisht nëntë. Afër orës dhjetë, restoranti ishte plotësisht i mbushur, shqiptarët erdhën me familje, me fëmijë, porositën porcione të mëdha të produkteve të detit, makarona dhe verë, nga të cilat ne arritëm në përfundimin se ata nuk e kanë darkën traditë si ne. Pse jo, kur një porcion i midhjeve të freskëta kushton vetëm rreth 250 rubla, dhe është zakon, këtu ta mbushin goten me verë deri në fund. E vetmja negative për turistët e huaj mund të jetë pamundësia për të paguar me kartë krediti: ose leke, ose euro. Dhe kështu pothuajse në të gjitha institucionet.
Në ditët në vazhdim, ne vumë re se rrugët e Durrësit dhe lokalet hoteliere mbusheshin në orët e vona të mbrëmjes. Nuk ka kufizime në shitjen e pijeve alkoolike, por askush këtu nuk nuk shqetëson të tjerët. Mënyra patriarkale dhe rregullat e rrepta të sjelljes i ndien. Preferojnë verën dhe birrën, në një masë më të vogël – rakinë.
Markat shqiptare të birrës Tirana, Peja dhe Korça kanë një shije mjaft të këndshme. Qytetarët e moshuar e pinë atë në mëngjes, duke qëndruar në tarracat e kafenesë për disa orë. Shqiptarët (si edhe pjesa tjetër e popujve të Ballkanit) janë një komb i pirjes së duhanit, dhe diku jo vetëm që ndihet qartë aroma e duhanit. … Duhani lokal mund të blihet në rrugët kryesore të qytetit – shitet po aq lirshëm sa mollët dhe celularët e dorës së dytë me origjinë të panjohur.
Është qesharake të shikosh dashurinë vendëse për rroba me mbishkrime si Gucci, Chanel, Dior, veçanërisht duke marrë parasysh që shitet në dyqanet lokale të shitjes me pakicë për vetëm disa mijëra lekë. Por çmimet e suvenireve mund të befasojnë: kjo kënaqësi nuk është e lirë. Seti me disa magneta, një shishe raki, sapuni shqiptar, punim dore kushton rreth 2 mijë lekë. Aq sa një darkë e mirë dhe e përzemërt për dy persona me një bokall verë në një restorant.
Sa i përket programit kulturor, atëherë në këtë drejtim, Durrësi mund të kënaqë turistin e huaj. Qyteti ka një histori antike, me të cilën mund të njiheni kur vizitoni Muzeun Arkeologjik, termat romakë, amfiteatrin, xhaminë Fatih; duke vizituar muret antike, kullën veneciane, Memorialin e të rënëve.
Disi dëshpëruese është vija bregdetare e ndotur, hekurishte të shkatërruara në plazhe, baltë dhe alga në det janë pak despresive… Është e çuditshme që shqiptarët që përpiqen të bëjnë një brend turistik të vendit të tyre nuk e zgjidhin këtë problem. Sidoqoftë, ata thonë se në Vlorë dhe Ksamil, gjithçka është shumë më mirë me këtë, dhe deti atje është si kristal i pastër. Epo, do ta vërtetojmë herën tjetër.
Të shkoni apo të mos shkoni në Shqipëri?
Do të shkoj. Të paktën për të hequr paragjykimet qesharake dhe stereotipet. Shqiptarët janë besnikë ndaj turistëve, nuk janë alkoolistë dhe nuk përpiqen t’u mashtrojnë. Këtu është e sigurt dhe qetë. Ata të gjeneratave më të vjetra mund të flasin me ju rusisht, sigurisht duke ia shtuar disa fjalë serbe.
Por sinqerisht nuk ka asgjë për të bërë këtu për një kohë të gjatë. Ndoshta pikërisht për këtë ketë kemi përjetuar një lehtësim dhe eksitim të jashtëzakonshëm, sapo hipëm në autobusin nga Durrësi për në Dubrovnik. Nga rruga, në kufirin me Malin e Zi, ne përsëri nuk prisnim vulat shqiptare në pasaportat tona. Thënë drejt duhet përmendur se më pas duke kaluar korridorin e Neumit, edhe kroatët, nuk na dhanë vula gjatë largimit.