• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“DO IZOLOHEN KOKAT E KRIMIT TË ORGANIZUARA”/ Brenda 20 qelive të fortifikuara të burgut “313”
Home
Sociale

“DO IZOLOHEN KOKAT E KRIMIT TË ORGANIZUARA”/ Brenda 20 qelive të fortifikuara të burgut “313”

3 September, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Brenda paraburgimit “Jordan Misja”, ose siç njihet ndryshe burgu “313” në kryeqytet, 20 qeli janë përshtatur sipas ligjit nr. 108/2018, i cili parashikon masa të rrepta sigurie për një kategori të dënuarish, kryesisht ata të përfshirë në krim të organizuar.

“News 24” vëzhgoi nga afër qelitë e fortifikuara, izolimit brenda të cilave u trembet çdo i dënuar. Masat e sigurisë nuk mbarojnë këtu. Edhe ushqimin, ata që do t’i nënshtrohen burgut të egër, do ta marrin përmes kësaj dere të vogël.

Ndërsa çdo lëvizje e tyre dhe punonjësve të sigurisë vëzhgohet nga kamerat e sigurisë të instaluara në çdo cep. Por, për të shmangur kontaktet me botën e jashtme, ligji parashikon që i dënuari të ketë të drejtën e vetëm një takimi në muaj me familjarët e tij.

Bisedat mes të dënuarit dhe familjarit do të regjistrohen audio dhe video dhe do të mbikëqyren nga punonjësit e sigurisë. Çdo i izoluar në regjimin e posaçëm të burgut të sigurisë së lartë ka të drejtën e vetëm një telefonate me jashtë, e cila do të regjistrohet ndërkohë që i dënuari do të monitorohet nga forcat e sigurisë.

Edhe shoqërimi në drejtim të gjykatës do të realizohet nën masa të rrepta sigurie, përmes tunelit të nëndheshëm që lidh burgun me gjykatën për Krime të Rënda.

Por cilët janë bosët e krimit, që rrezikojnë të kyçen ne qelitë e tmerrit? Sipas ligjit, regjimit të posaçëm i nënshtrohen të gjithë të dënuarit e sigurisë së lartë dhe të paraburgosurit, që po hetohen apo gjykohen për vepra të rënda penale të kryera në kuadër të grupit kriminal, organizatës kriminale, apo organizatës terroriste.

Për sa kohë ende nuk ka nisur nga puna Prokuroria e Posaçme ose siç njihet ndryshe SPAK, vetëm me kërkesë të argumentuar të kësaj strukture, ministri i Drejtësisë vihet në lëvizje dhe merr vendim për izolimin e të dënuarit, pasi më herët të jetë konsultuar me ministrin e Brendshëm dhe të ketë mbledhur informacion nga institucionet e tjera ligjzbatuese.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "SHËNJESTROJNË" LOJTARË ME PARAMETRA ZERO/ Marotta dhe Auzilio gati për lëvizjen e bujshme...
Previous article REPORTAZHI/ Pushimet e disa vajzave ruse në Durrës dhe si e shohin ato Shqipërinë

F.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPTARËT KËRKOJNË LARGIMIN E RAMËS"/ Reuters: Kryeministri paralajmëroi masa dhe gjoba, të rinjtë mbushin rrugët e Tiranës Aktualitet

"SHQIPTARËT KËRKOJNË LARGIMIN E RAMËS"/ Reuters: Kryeministri paralajmëroi masa dhe gjoba, të rinjtë mbushin rrugët e Tiranës

TENSIONE NË BULEVARD/ Protestuesit thyejnë xhamat e Kryesisë së Kuvendit Aktualitet

TENSIONE NË BULEVARD/ Protestuesit thyejnë xhamat e Kryesisë së Kuvendit

PUBLIKON FOTON/ Motra e Erjon Vishkullit reagon pas deklaratës së Ramës: Do ta paguani! Kurimi u bë me shpenzimet tona.. Aktualitet

PUBLIKON FOTON/ Motra e Erjon Vishkullit reagon pas deklaratës së Ramës: Do ta paguani! Kurimi u bë me shpenzimet tona..

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT