• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
REPORTAZHI I RAI 3/ Rama: Të ishte sulm ndaj meje s’do kisha reaguar. Kur sulmohet Shqipëria…
Home
Politikë

REPORTAZHI I RAI 3/ Rama: Të ishte sulm ndaj meje s’do kisha reaguar. Kur sulmohet Shqipëria…

24 April, 2024 s.autor Breaking News, Politikë

Kryeminstri Edi Rama në intervistën eksluzive për ‘Studio Live’ në Report Tv u shpreh se ndihet i revoltuar pas reportazhit të kanalit RAI 3, pasi nuk ndihet ai i sulmuar por është bërë një sulm ndaj Shqipërisë.

Pyetje: Cili është qëndrimi juaj për atë reportazh që ka bërë RAI 3 për Shqipërinë? E kemi thënë disa herë dhe çfarë nuk shkon sipas jush?

Rama: E para, jo ndoshta në Shqipëri, por në rradhë të parë në Shqipëri. Sepse nga Shqipëria ajo është eksportuar dhe importuar ai produkt. Ishte një produkt që dukej si i nxjerrë nga magazinat e errëta të kohës së palavdishme të kohës italiane, ku sa herë fliste albanesi, fliste vrasës, fliste për prostituta, fliste për hajdutë dhe për Shqipërinë si atdheu i krimit dhe i të gjithë të këqijave. E dyta nuk është një badi beko. Reagim në funksion të së vërtetës, të së vërtetës së thjeshtë. Se ndër shumë gënjeshtra që u thanë aty, u tha edhe një gënjeshtër shumë e madhe, që viktima e atij agresioni dhe viktima kryesore ishte sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Ministrave kishin refuzuar të përgjigjeshin, kishin refuzuar te jepnin opinionin e tyre. Ndërkohë që e kundërta është e vërtetë. Kam marrë përgjigje me shkrim, sepse pyetjet janë dërguar me shkrim në kohën e duhur, në afatin e përcaktuar prej atyre vetë. Dhe kulmi është që pasi e thonë këtë gënjeshtër vetë në emision duke krijuar një moment tjetër të hijes së dyshimit për gjithë atë konspiracion të ngritur mbi mbledhjen e ujërave të zeza të kanaleve politike dhe mediatike të Tiranës, shfaqen edhe këtu në një kanal të ujërave të zeza dhe vazhdojnë duke i thënë shqiptarëve, sa fatkeqësi e madhe që as përgjigje nuk denjuan të kthejnë. E pra kjo është skandaloze. Është normale që për këtë të reagohet.

Pyetje:Zoti Rama shikoni një sulm ndaj jush, ndaj qeverisë italiane apo ndaj Shqipërisë, sepse Italia do ketë edhe zgjedhje lokale njëkohësisht me zgjedhjet e parlamentit europian?

Rama: Jam mësuar me sulmet dhe të them të drejtën nuk më bëjnë përshtypje si sulme dhe nuk më prekin se janë sulme, por në këtë rast si në çdo rast kur sulmohet Shqipëria, kur përbaltet Shqipëria, kur Shqipëria iu paraqitet të huajve nga të huajt në jnë dritë të tillë unë revoltohem. Nëse do kishte qenë për mua personalisht nuk do kisha bërë asnjë reagim. Siç nuk bëra asnjë reagim që aty ishte përfshirë edhe familja ime, madje edhe pastaj sqarova që nuk po hyj tek ajo pjesë. Por kur sulmohet Shqipëria është e pamundur që unë të mos reagoj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "O MERITON C*CA..."/ E shtrirë në shezlong Erjola debaton me banorin
Previous article "DO IA DJEG FAMILJEN..." / Të akuzuar për vrasjen e anëtarit të bandës së Aldo Bares, përgjimet mes Laert Haxhiut e Orgest Bilbilit

s.autor

Postime të ngjashme

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO) Aktualitet

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO)

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant Breaking News

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant

"FLAMINGOT" DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump Breaking News

"FLAMINGOT" DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT