• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
REPLIKON ME “TOP CHANNEL”/ Bushati: Si qendron e vërteta e emërimit “konsull nderi” indianit
Home
Politikë

REPLIKON ME “TOP CHANNEL”/ Bushati: Si qendron e vërteta e emërimit “konsull nderi” indianit

22 March, 2019 F.autor Politikë

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka reaguar pas lajmit se ka emëruar si konsull nderi të Shqipërisë, njërin nga dy vëllezërit indian Nitin Sandesara, të kërkuar në vendin e tyre, për një mashtrim të disa bankave në vlerën mbi 725 milionë dollarë.

“Një prej rregullave më elementare të gazetarisë dhe informimit publik në një shoqëri demokratike është verifikimi i fakteve, rregullave dhe procedurave ligjore që udhëheqin një proces, për të cilin raportohet. 

Sikundër kontaktimi i institucioneve dhe personave të përmendur në lajm me qëllim informimin e paanshëm dhe zbardhjen e të vërtetës.

Për sa kohë kjo nuk ka ndodhur me lajmin e publikuar në Top Channel, e ndjej për detyrë të informoj opinionin publik se procedurat për emërimin e konsujve të nderit janë të përcaktuara qartë në Konventën e Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike.

Në çdo rast janë agjencitë e specializuara të vendit propozues dhe atij pritës që kryejnë verifikimin e pastërtisë së personit. 

Mjafton hulumtimi i dokumentacionit për këtë rast për të kuptuar se është zbatuar në menyrë rigoroze procedura”, shkruan Bushati.

Megamashtrimi prej 725 milion dollarë i Nitin Sandesara dhe Chetankumar Sandesara ka ndodhur në periudhën kohore 2008-2011 por do të zbulohej ne 2018, kur një prej drejtorëve të bankave iu kap një pagesë rryshfet dhënë nga dy vëllezërit.

Vëllezërit Sandesara dhe dy drejtuesit e kompanive të tyre u shpallën në kërkim nga drejtësia indiane por mundën të arratiseshin për Emiratet e Bashkuara.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LIVE/ Shqipëri-Turqi, Starton pjesa e dytë. Panucci nuk bën ndryshime në formacion
Previous article ICARDI RIKTHEHET TEK INTERI/ Wanda vendos të "spastrojë" instagramin, ja kujt i bën “unfollow”

F.autor

Postime të ngjashme

“JENI MË TË MIRËT”/ Rama publikon pamjet nga takimi me Policinë: Durim me të rinjtë, forcë ndaj dhunuesve Politikë

“JENI MË TË MIRËT”/ Rama publikon pamjet nga takimi me Policinë: Durim me të rinjtë, forcë ndaj dhunuesve

ANULOHET VIZITA E RAMËS NË VJENË/ Mediat austriake: Pala shqiptare kërkoi që… Politikë

ANULOHET VIZITA E RAMËS NË VJENË/ Mediat austriake: Pala shqiptare kërkoi që…

"OPOZITA ËSHTË E PAAFTË"/ Rama: Nuk jap dorëheqjen, negociatat me BE-në duhet të përfundojnë deri në fund të 2027 Politikë

"OPOZITA ËSHTË E PAAFTË"/ Rama: Nuk jap dorëheqjen, negociatat me BE-në duhet të përfundojnë deri në fund të 2027

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT