Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka folur me tone të forta në Kuvend, duke akuzuar kreun e qeverise, Rama, për inkriminimin e policisë.
Duke folur per Vetingun e policisë, Basha theksoi se “Këta të maxhorncës kanë dy orë që po i thonë shqiptarëve policia është në nivele të shkëlqyeshme si kurrë më parë, por kur sot, kryeprokurori italian ka thënë ministrit të Brendshëm se mafia shqitare ka lidhje me politikë dhe ka pushtuar policinë. Cfarë është vetingu, është mblehdja në një ligj e normave që ekzistojnë për të pamundësuar që zyrtarë të lartë të policisë të emërohen njerz me precedentë penalë, bashkëpunëtorë të krimit”.
Sipas Bashës, është e treta herë në 5 vite që Rama flet për vetingun e policisë. “Nuk kemi asgjë kundër të miratojmë këto norma në ligj, por të gjitha ekzistojnë por nuk zbatohet. Nuk është problemi që Rama, Tahiri, apo Xhafa nuk kishin strategji e ligj, nuk ka vend në Ballkan të ketë më shumë ligje se ne, por nuk ka vend në Evropë ku kryeministri e qeveria të jenë të zhytur në krim”.
Basha tha më tej, se “policia u bë organizatë kriminale në funksion të drogës e krimit, për shkak të ministrit të brendshëm, Tahiri, të faktuar nga antimafia italiane si bashkëpunëtor i krimit të organiziuar, të zëvendësuar nga një person që është denoncuar si torturues i komunizmit, se pinë një gotë raki kur vdiq Enveri. Emëroi ministrin e Brendshëm një njeri që ishte pjesë e realizimit të planit të tij”.
Xhafaj:
Unë nuk i lëviz asnjë presje asaj që kam thënë, është një shumë emirë thjesht duhet ndryshim kushtetute, merre iniciativën, merre, për sa i përket cështjeve, ki durim, duhet të kesh më shumë durim, që të presësh, edhe për atë që ke kohë që flet, për SPAK, BK, edhe aty duhet bërë ndryshim që procesi të nisë së pari nga mua dhe nga ty, përfshirë familjet tona, rrethin familjar, pasuritë tona. Do e marr unë iniciativën shumë shpejt, do e shohësh rezultatin, ki durim zoti Lulzim.
Basha:
Shkollën e ke bërë në komunizëm, hetues ke qenë për Enverin, harroje ti se mund të më impresionosh mua duke fol si hetues i sigurimit, ti tregon se je pjesë e problemit jo e zgjidhjes, lëri dërdëllimat kot, e ke të thejsht këtu në ligj fut vetingun e ministrit, ti ke shkelur kushtetutën që të emërosh prokurorin e përgjithshëm që të mbyllësh cështjen e vëllait tënd, që të mos ekstradohet, këtë thuaj ti, eja e jep përgjigje. Edhe ti e kontrollon kapobandën, të gjithë e dinë se ca materiale kompromentuese ke për të.


