Ministri i punëve të Jashtme Ditmir Bushati i ka dërguar presidentit Ilir Meta propozimin me 12 emrat e negoçiatorëve shqiptarë me palën greke. Tashmë pritet përgjigja e Presidentit Ilir Meta, nëse janë plotësuar të 10 kushtet që kërkoi për të dhënë autorizimin për plotfuqinë për nisjen e negociatave me Greqinë për një marrëveshje për kufirin detar.
Qirjako Qirko një prej njohësve më të mirë të dosjes Shqipëri Greqi. Aktualisht është ambasdor i Shqipërisë në Londër. Më herët Qirko ka mbajtur poziçionin e sekretarit të përgjithshëm të ministrisë së Punëve të Jashtme. Ka përfunduar studimet në Fakultetine Drejtësisë, Universiteti I Tiranës
.
Armand Skapi punon në Drejtorinë e Traktateve dhe të Drejtës Ndërkombëtare, ka studiuar në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti I Tiranës (Baçhelor dhe Master).
Ushtaraku në Artur Meçollari është njohës i çështjeve të detit dhe për këtë ai ka botuar edhe një libër kushtuar inçidentit të kanalit të Korfuzit. Në vitin 2012, Artur Meçollari i çili në atë kohë mbante postin e zëvendës komandantit të flotës detare me gradën Kapiten i Parë, është larguar nga detyra për spiunazh dhe për çenim të sigurisë kombëtare.
Gjeneralmajor Ylber Dogjani, lindi më 16 maj 1962 në Pukë. Ai e filloi jetën ushtarake herët si skënderbegas dhe u diplomua në Akademinë Ushtarake.
Pas përfundimit të Akademisë Ushtarake “Skënderbej” në vitin 1985, ka ndjekur dhe përfunduar Kursin 2 – vjeçar të Shtabit të Përgjithshëm, në Akademinë e Mbrojtjes “Spiro Moisiu” (2003 -2005) dhe në vitin 2010 përfundoi me sukses studimet në Kolegjin e Mbrojtjes “Kursin e Lartë të Sigurisë dhe Mbrojtjes”.
Gjeneral major Ylber Dogjani zotëron titullin “Master”.
Aida Hajna, ka përfunduar Universitetin e Turanës dhe me profesion është juriste. Aida Hajna u emërua në detyrën e saj pak kohë më parë, kur Ministër i Brendshëm ishte Fatmir Xhafaj. Më herët ka qenë në Drejtorinë e Parandalimit të Pastrimit të Parave.
Viktor Doda nuk është një emër i panjohur. Doda ka qenë 3 mandate deputet i PS dhe një mandate ministër i Energjitikës. Aktualisht është Drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit Gjeologjik Shqiptar.
Luan Përzhita: Ka lindur në Kukës, në 05.07.1956. Ka studiuar në Universitetin Luigj Gurakuqi, Shkodër dhe më pas arkeolog ne Departmentin e Antikitetit te Vone dhe te Mesjetesne Institutin. Aktualisht mban punon në Institutin e Arkeologjisë.
Lorenç Çela vjen nga Drejtoria e Institutit te Gjeohapësirës, si palë e grupit negoçiator mes Shqipërisë dhe Greqisë për ççështjen e detit
Ferdi Hyraj, nga Instituti i Gjeografisë.
Elira Koka, Sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Drejtësisë. Elira Kokona është diplomuar në fushën e drejtësisë pranë Universitetit të Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë si dhe Universitetit “La Sapienza”, Romë, Fakulteti i Drejtësisë.
Për shumë vite ka punuar si referente ligjore në Sekretariatin e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, në Këshillin e Evropës në Strasburg dhe këshilltare programesh pranë Drejtorisë së të Drejtave të Njeriut dhe Demokraçisë, në KE, Strasburg.
Ardjan Bylyku ka kryer studimet e larta në Universitetin Politeknik të Tiranës, Fakulteti “Gjeologji- Miniera” në vitet 1986-1991. Në vitet 1993-1996 ka kryer studimet pasuniversitare në Universitetin e Bolonjës, në fushën e gjeoteknikës dhe kërkimeve kimike në sektorin e ndërtimit. Që nga viti 2016 e në vijim, Z. Bylyku ka mbajtur funksionin e Drejtorit të Drejtorisë Hidrokarbure në AKBN. Me herët Z. Bylyku ka kryer detyra të tjera në instituçione shtetërore dhe kompani private.
Arsen Mullahi, është gjithashtu në listë, pjesë e negociatave për marrëveshjen e detit mes Shqipërisë dhe Greqisë.
Kush ishin 10 kushtet e Metës për të marrë plotfuqinë
Para marrjes së plotfuqisë duhet të miratohet më parë në parim një projektmarrëveshje nga Këshilli i Ministrave.
Ministria e Jashtme duhet të përgatisë një projektmarrëveshje.
Ministria kompetente merr mendimet e ministrive dhe instituçioneve të interesuara.
Jepen arsyet, qëllimin dhe objektin e marrëveshjes.
Jepen përparësitë e marrëveshjes
Jepen rezultatet e pritshme të marrëveshjes.
Jepen efektet finançiare që rrjedhin nga zbatimin e marrëveshjes.
Jepet përputhshmëria me Kushtetutën, legjislaçionin e brendshëm dhe të drejtën ndërkombëtare.
Bëhet evidentimi dhe arsyet e marrjes së masave të nevojshme ligjore që duhen miratuar për zbatimin e marrëveshjes.
Pas marrjes së mendimeve, ministria kompetente bashkërendon e reflekton në tekst propozimet dhe komentet e instituçioneve të përmendura.
Përgatiti:AlpeNews.al











