• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
REPLIKAT/ “Po, po, nuk e njihni Pandin ju, është dhelpër ai. E njoh mirë unë atë”: Tritani e kthen në gallatë, Komisionin e Jashtëm
Home
Shqipëri

REPLIKAT/ “Po, po, nuk e njihni Pandin ju, është dhelpër ai. E njoh mirë unë atë”: Tritani e kthen në gallatë, Komisionin e Jashtëm

29 March, 2018 Ina.Autor Politikë, Shqipëri

Komisioni i Jashtëm është përfshirë nga replikat dje, pasi në të ka qenë për të raportuar ministri i Diasporës, Pandeli Majko.

Nga një debat serioz në dukje, ai ka përfunduar në një gallatë të madhe, sa herë e merrte fjalën Tritan Shehu dhe Nard Ndoka.

Tritan Shehu: Neni 12 bie erë “Old fashion”. Është pak në konceptet e vendeve autoritare. Ju keni shkruar se RTSH do të sigurojë një kanal televiziv për diasporën. E keni parë në ndonjë vend tjetër këtë gjë? Ka Italia radio për emigrantët, por është vetëm me muzikë.

Kloditla Bushka: Çfarë të keqe ka kjo?

Tritan Shehu: Ka një të keqe. Problemi është se ky është kanal shtetëror…

Adnor Shameti: Po pse e duam, për propagandë thua ti?

Tritan Shehu: Po, po, nuk e njihni Pandin ju, është politikan i regjur ai. Është dhelparak dhe i shërben mirë partisë së tij, e njoh mirë unë. Mos e gjykoni kështu.

Ervin Bushati: Kemi ERTV ne për atë punë, nuk na duhet media tjetër.

Tritan Shehu: Është çështje serioze. Një kanal i tillë vetëm për diasporën nuk ka sens. Diaspora duhet të stimulohet të shohë kanale nga më të ndryshmet. Nuk mund të jetë RTSH ose drejtori i RTSH-së ai, që do zgjedhë çfarë të shohë diaspora.

Pandeli Majko: Zoti Tritan, se kush është dhelpër këtu, është një diskutim pak i gjatë…

Mimi Kodheli: Kjo është personale pastaj.

Pandeli Majko: Jo, se jemi miq, nuk kemi natyra të tilla kunjash.

Tritan Shehu: Kur të thashë dhelpër, e kisha në formë komplimenti.

Pandeli Majko: Shqiptarët e kanë mirëpritur kanalin shqiptar. Dhe nuk do të bëhet politikë se po i dhamë politikë ne, direkt ndërrojnë kanal ata.

Mimi Kodheli: Vazhdojmë në pikën tjetër. Biblioteka Kombëtare i siguron akses pa pagesë librave online për diasporën.

Tritan Shehu: Ja, këtu po. Këtë e ka bërë mirë Pandi.

Pandeli Majko: Aaa… pse këtë e paskemi bërë mirë, ë? “Kurbani” do të jetë libri i parë, që do të hedhim për diasporën, pra.

Tritan Shehu: Në ligj, z.Pandi, keni përdorur një term që e rrisni shumë stekën lart. Përdorni termin “shkencëtarëve”. Zëvendësojeni me termin “njerëz të shquar” se jeni shumë lart me këtë termin shkencëtar.

Mimi Kodheli: Unë jam dakord me z.Shehu. Që të quhesh shkencëtar, është shumë. Shkencëtarët janë shumë pak në botë.

Klotilda Bushka: Sa shqiptarë janë shkencëtarë?

Mimi Kodheli: Me gishtat e dorës mund të numërohen.

Klotilda Bushka: Atëherë le ta ngremë stekën dhe ta lëmë siç është për këta shkencëtarë.

Mimi Kodheli: Jo, jo, zonja Bushka, duhet të jemi seriozë. Ne nuk mund të bëjmë një nen për 5 veta, sado të shquar të jenë zotërinjtë në fushat e tyre.

Adnor Shameti: Ata mund të jenë 5 veta, por kanë marrë çmim “Nobel” të pestë.

Mimi Kodheli: Ata që kanë marrë çmimin “Nobel” i ka vlerësuar tjetërkush, nuk ngelëm t’i vlerësojmë ne këtu me ligjin. E lëmë njerëz të shquar? Të lutem, Vasilika. Mos më thuaj pastaj, përse të bërtas vetëm ty.

Vasilika Hysi: Kam mbledhje, më duhet të largohem.

Mimi Kodheli: Jo, nuk do largohesh pa mbaruar ligji.

Pandeli Majko: Të jem i sinqertë, unë nuk kam ndonjë eksperiencë të madhe të marrëdhënieve me diasporën. Edhe tani në bashkëpunim me ta po mësoj për këtë fushë. Po jo të bëni të gjithë si kompetentë tani. Kjo është hera e parë që po bëhet një legjislacion për diasporën.

Mimi Kodheli: Ne, për kompetentë jemi këtu.

Pandeli Majko: Ta lëmë sensin e ironisë tani.

Mimi Kodheli: Jo, jo, jemi, s’ka sens ironie. Qetësohu, të lutem!

Pandeli Majko: S’kam asnjë problem me qetësinë.

Mimi Kodheli: Këtu gjithsecili do të thotë atë që mendon.(TemA)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Treni sekret me të cilin udhëton diktatori Kim Jong-un (FOTO)
Previous article E morët vesh?! Elvana Gjata dhe Ledri Vula kanë surprizën e madhe për ne

Ina.Autor

Postime të ngjashme

"TUFA SORRASH DHE LARASKASH..."/ Rama për protestat: Kurrë s’i kam paragjykuar ata që dolën paqësisht Politikë

"TUFA SORRASH DHE LARASKASH..."/ Rama për protestat: Kurrë s’i kam paragjykuar ata që dolën paqësisht

NDARJA NGA JETA E ISH-AMIRIT TË KATARIT/ Reagon Rama: Trishtuese! Trashëgimia e tij do të frymëzojë brezat Politikë

NDARJA NGA JETA E ISH-AMIRIT TË KATARIT/ Reagon Rama: Trishtuese! Trashëgimia e tij do të frymëzojë brezat

"NJË FINALE FUTBOLLI RREGULLOI..."/ Procesi i anëtarësimit në BE, Rama: Tre kapitujt e parë i mbyllim më 14 korrik Politikë

"NJË FINALE FUTBOLLI RREGULLOI..."/ Procesi i anëtarësimit në BE, Rama: Tre kapitujt e parë i mbyllim më 14 korrik

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT