Ministrja e Shtetit për Parlamentin, Elisa Spiropali ka reaguar pas deklaratës së ish-deputetes Dhurata Çupi qe e konsideroi Olta Xhaçkën shefe politike të Spiropalit.
Kjo deklaratë e Çupit erdhi pas deklaratës së ministres së Mbrojtjes, ku bëri përgjigjës opozitën për zjarret në në Shqipëri.
“E dashur Zonja Çupi PD, flm për “dhuratën”, por s’jam shefja politike e Oltës. Kam nderin të jem mikja e kolegia e saj. Sa për qeverinë e destabilizuar mos qaj hallin e kalorësit xhan, dhe uroj sinqerisht të shihemi në zgjedhjet e 2021-shitTë fala miqve!”, shkruan Spiropali në Twitter.
Ndërsa Çupi shprehej:
“Deklaratat dhe akuzat qesharake të Olta Xhaçkës, që ngjajnë si dy pika uji me akuzat e shefes së saj politike, Elisa Spiropali, për tritolin në shtyllat e tensionit të lartë, u provojnë shqiptarëve se drejtohen nga një qeveri e destabilizuar dhe nga një kryeministër me qëllime të mbrapshta”.