• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
RËNIA E FERTILITETIT/ Prezantohet raporti i gjendjes së popullsisë së botës, në Shqipëri përgjysmohet numri
Home
Ekonomi
Portret

RËNIA E FERTILITETIT/ Prezantohet raporti i gjendjes së popullsisë së botës, në Shqipëri përgjysmohet numri

17 October, 2018 k.autor Biznes, Ekonomi, Movers, Portret

Ndryshimi i strukturës demografike të popullatës shqiptare, përveç zgjedhjes së njerëzve për jetën e tyre riprodhuese ka ardhur si pasojë e urbanizimit, emigrimit, plakjes së popullatës.

Raporti i gjendjes së popullsisë së botës për 2018, ku përfshihen 155 vende, pjesë e të cilit është edhe Shqipëria, tregon se tendencat globale po shkojnë drejt familjeve më të vogla dhe martesave më të vona në moshë, gjë që sjell rënien e fertilitetit. Në Shqipëri që pas viteve 60’, numri i lindjeve është përgjysmuar.

“Tendencat e fertilitetit në botë kanë rënë, po ashtu edhe në Shqipëri krahasuar me të njëjtat vite fertilitetit i kanë rënë nga rreth 6 fëmijë për grua, në rreth 1.5 fëmijë për grua sot”, shprehet përfaqësuesja e UNFPA, Manuela Bello.

Arsyet e këtij tranzicioni historik të fertilitetit të ulur janë të shumta.

“Përdorimi i metodave të gjera kontraceptive, është reduktimi i dëshirës për të pasur më shumë fëmijë në të ardhmen si dhe fakti që brezat e rinj të grave janë më të arsimuara”, thotë Drejtoresha INSTAT- Delina Ibrahimaj.

Kjo situatë përshkruhet në të gjithë Mesdheun, dhe do të vazhdojë të jetë e tillë edhe për 50 vitet e ardhshme, paralajmërojnë të dhënat e raportit nga Fondi i Kombeve të Bashkuara të popullsisë, nëse nuk krijohen politika nxitëse nga institucionet shtetërore. Por nëndrejtori i ISHP shprehet se janë përgatitur 3 nisma të tilla, edhe pse në fillim janë në rrugën e duhur.

“Pikërisht për të krijuar stimuj është bonusi për çdo lindje. Parashikohet me akte nënligjore edhe dhënia e lejes së lindjes të baballarëve për të rikonceptuar rolet e femrave dhe meshkujve në familjet shqiptare. Një nismë e tretë është ajo e strehimit të çifteve të reja”, tha nëndrejtori i ISHP.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E KA FRIKË/ Nainggolan: Ky është lojtari që do t’i hiqja MILANIT, nuk është Higuain e Suso por...
Previous article AKSIDENT I RËNDË NË BILISHT/ Makina del nga rruga, shoferi 46 vjeçar plagoset dhe...

k.autor

Postime të ngjashme

PESË MILIARDË KREDI PRONA/ Bankat rrisin ekspozimin ndaj sektorit të pasurive të paluajtshme Ekonomi

PESË MILIARDË KREDI PRONA/ Bankat rrisin ekspozimin ndaj sektorit të pasurive të paluajtshme

PLOTËSOHET KUADRI LIGJOR/ Bastet sportive online drejt hapjes! Nga regjistrimi me kartë identiteti te llogaritja e fitimeve, ja si do të funksionojë sistemi Ekonomi

PLOTËSOHET KUADRI LIGJOR/ Bastet sportive online drejt hapjes! Nga regjistrimi me kartë identiteti te llogaritja e fitimeve, ja si do të funksionojë sistemi

OPTIMIZËM NË EKONOMI/ Qeveria pret GDP prej 29 miliard eurosh këtë vit, të ardhurat për frymë shkojnë rreth 12.200 euro Ekonomi

OPTIMIZËM NË EKONOMI/ Qeveria pret GDP prej 29 miliard eurosh këtë vit, të ardhurat për frymë shkojnë rreth 12.200 euro

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT