• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
RENEA GATI PËR SIGURINË E KOMBËTARES/ Kuqezinjtë do të monitorohen në Gjermani dhe nga Antiterrori
Home
Aktualitet
Kronikë

RENEA GATI PËR SIGURINË E KOMBËTARES/ Kuqezinjtë do të monitorohen në Gjermani dhe nga Antiterrori

31 May, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Lojtarët dhe ekipi përfaqësues i Kombëtares Shqiptare që do të udhëtojë drejt Gjermanisë muajin e ardhshëm për “EURO 2024”, do të monitorohen dhe sigurohen gjatë gjithë rrugëtimit të tyre nga Forcat Speciale të Policisë Shqiptare.

Ministria e Brendshme në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Futbollit ka angazhuar forcat elitë të Policisë së Shtetit, për të garantuar 24/7 sigurinë e lojtarëve kuqezi.

Të gjitha lëvizjet e Kombëtares Shqiptare në rrugët dhe qytetet e Gjermanisë, për tre sfidat zyrtare të “EURO 2024”, mjediset ku lojtarët do të stërviten dhe rezidencat ku ata do të qëndrojnë për rreth një muaj do të jenë nën monitorim maksimal.

Efektivët e Forcave Speciale RENEA dhe një ekip nga Drejtoria e Antiterrorit nga Policia e Shtetit, nën drejtimin e Drejtuesit të Parë Alfred Mara, do të monitorojnë 24 orë sigurinë e ekipit përfaqësues. Mara do të ketë tagrin e plotë për shoqërimin e Kombëtares dhe mbajtjen e komunikimeve me autoritetet gjermane të sigurisë.

Portali “Weblajm” bën me dije se efektivët e Policisë Shqiptare që janë përzgjedhur për të shoqëruar lojtarët kuqezi në Gjermani janë vënë në kontakt me palën gjermane që në Dhjetor 2023 dhe më datë 8 Qershor do të zbarkojnë në Berlin.

Aventura Euro 2024 për Shqipërinë nis zyrtarisht më 15 qershor ku sfidojmë Italinë në Dortmund. Më pas përballemi me Kroacinë në Dusseldorf, më 19 qershor dhe ndeshjen e fundit të grupeve e luajmë ndaj Spanjës në Hamburg më 24 qershor.

Efektivët e Forcave Speciale dhe Drejtorisë së Antiterrorit u janë nënshtruar një sërë kontrollesh dhe “vettingut” nga Europol dhe Policia Gjermane, përpara se të merrnin në dorë dhe certifikatat e gatishmërisë për të garantuar sigurinë e ekipit të tyre përfaqësues.

Po ashtu, autoritetet në Gjermani kanë marrë dhe një listë të përpiluar nga Ministria e Brendshme në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Futbollit me emrat e tifozëve të penalizuar dhe përjashtuar nga stadiumit shqiptare, të cilët nuk do të lejohen të ndjekin as Euro 2024, nga shkallët e stadiumeve./

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DHUNIMI I AVOKATIT/ Gazetarja flet për autorët: Ishin të pamaskuar, donin t’i jepnin mesazh
Previous article E RËNDË/ Bie në kontakt me energjinë elektrike, humb jetën 45-vjeçari në Maliq

s.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Flakët përfshijnë sërish venddepozitimin e mbetjeve urbane në Vlorë Aktualitet

PAMJET/ Flakët përfshijnë sërish venddepozitimin e mbetjeve urbane në Vlorë

KRIJOHET "BESLIDHJA E TIRANËS"/ Studenti jep lajmin nga protesta: Do të krijojmë disa parti Aktualitet

KRIJOHET "BESLIDHJA E TIRANËS"/ Studenti jep lajmin nga protesta: Do të krijojmë disa parti

DETAJET E TRISHTA/ Ndërroi jetë brenda pishinës, 15-vjeçari bëri me shenjë për ta nxjerrë nga uji por askush nuk e ndihmoi Aktualitet

DETAJET E TRISHTA/ Ndërroi jetë brenda pishinës, 15-vjeçari bëri me shenjë për ta nxjerrë nga uji por askush nuk e ndihmoi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT