• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
RËNDOHET BILIANCI I VIKTIMAVE ME COVID-19/ Në Belgjikë shkon mbi 10 mijë ndërsa Britania e Madhe thyen rekordin e ri të rasteve ditore
Home
Nderkombetare

RËNDOHET BILIANCI I VIKTIMAVE ME COVID-19/ Në Belgjikë shkon mbi 10 mijë ndërsa Britania e Madhe thyen rekordin e ri të rasteve ditore

30 September, 2020 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Belgjika, një nga vendet më të goditura nga pandemia e koronavirusit në Europë, ka regjistruar numrin më të lartë të viktimave nga COVID-19 me mbi 10 mijë, sipas shifrave të fundit të publikuara.

Vendi i populluar me rreth 11.5 milion banorë regjistroi 10,001 vdekje të Mërkurën, duke u rritur me 13 në 24 orë dhe 117,115 raste pozitive në total kundrejt 115,353 të një dite më parë, sipas institutit të shëndetit publik Sciensano.

Për sa i përket vdekjeve në lidhje me koronavirusin, Belgjika ka shkallën më të lartë të vdekshmërisë nga çdo vend në Europë – dhe e treta në botë – me 87,44 vdekje për 100,000 popullatë deri më 29 shtator, sipas Universitetit Johns Hopkins.

Spanja ishte e dyta me 67,33 vdekje për 100,000 popullsi. Mbretëria e Bashkuar, e cila ka parë mbi 42,000 vdekje, ka përmbyllur tre vendet e para me 63,30 vdekje për 100,000 banorë.

Autoritetet belge që nga fillimi i pandemisë shtatë muaj më parë kanë zgjedhur një regjistrim të gjerë mbi mënyrën se si janë regjistruar vdekjet, duke shtuar ato që ndodhin në spitale dhe shtëpitë e pensionit. Gjithashtu u përfshinë vdekjet e lidhura me virusin, të cilat jo domosdoshmërish ishin konfirmuar nga testimi.

Në kulmin e pandemisë në Prill, Belgjika kishte regjistruar më shumë se 250 vdekje në ditë për një periudhë 10 ditore, me një rekord prej 321 në 8 Prill, sipas shifrave të Sciensano. Shifra prej 5,000 u kalua në 17 Prill.

Ndërkohë, Mbretëria e Bashkuar theu rekordin e saj për numrin më të lartë ditor të infeksioneve të koronavirusit përsëri të Martën me 7,143 raste të tjera të raportuara në 24 orë. Ajo gjithashtu regjistroi 71 vdekje të lidhura me koronavirusin, shifra më e lartë ditore që nga 1 korriku.

Në Uells, katër komuna të tjera kanë vendosur kufizime më të rrepta, duke vendosur më shumë se gjysmë milioni njerëz në veri të vendit nën një bllokim lokal.

Lëvizja në Conwy, Denbighshire, Flintshire dhe Wrexham do të kufizohet përveç rasteve për punë ose arsimim nga 7 pasdite CEST të enjten, duke u bashkuar me 12 autoritete të tjera lokale në Uellsin jugor tashmë të rikthyera nën kushtet e bllokimit. (Euronews)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAS PEZULLIMIT TË KREUT TË OFL/ SPAK merr nën hetim edhe 2 oficerë të tjerë të policisë
Previous article AKUZOHET SE DEKONSPIROI OPERACIONET E OFL-SË/ Artan Shkëmbi shkon në GJKKO, pritet masa e sigurisë

Delo.autor

Postime të ngjashme

PËRBALLË MOCIONIT PËR SHKARKIM/ Pete Hegseth: Nuk jemi të shqetësuar, jam krenar për Trump dhe vendimet e tij Botë

PËRBALLË MOCIONIT PËR SHKARKIM/ Pete Hegseth: Nuk jemi të shqetësuar, jam krenar për Trump dhe vendimet e tij

PAS HUMBJES NË ZGJEDHJE/ JD Vance ndryshon kurs! Nis shkëputjen nga hija e Trump Botë

PAS HUMBJES NË ZGJEDHJE/ JD Vance ndryshon kurs! Nis shkëputjen nga hija e Trump

FRANCA NË ALARM/ 70 mijë efektivë në terren, protestuesit paralajmërojnë revoltë masive Botë

FRANCA NË ALARM/ 70 mijë efektivë në terren, protestuesit paralajmërojnë revoltë masive

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT