Bilanci vijon të rëndohet Gjermani dhe në Belgjikë, ku me dhjetra qytetarë kanë humbur jetën, pas përmbytjeve që janë shënuar.
Të pakën 180 pesona kanë humbur jetën, ku 156 prej tyre në Gjermani, ndërsa ky bilanc pritet që të rritet, pasi me qindra të tjerë rezultojnë të humbur.
E teksa uji po ulet, qytetarët vetë kanë dalë në rrugë dhe kanë nisur t’i pastrojnë ato. Udhëheqësit evropianë kanë fajësuar ndryshimet klimatike për përmbytjet, të cilat kanë prekur gjithashtu Zvicrën, Luksemburgun dhe Hollandën.
Ekspertët thonë se ngrohja globale i bën reshjet e rrëmbyeshme më të mundshme.


