• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
RËNDOHET BILANCI/ 29 të vdekur nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut, mes tyre një 21-vjeçar
Home
Rajon

RËNDOHET BILANCI/ 29 të vdekur nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut, mes tyre një 21-vjeçar

25 August, 2021 Delo.autor Rajon

Maqedonia e Veriut regjistroi të mërkurën 29 viktima nga sëmundja COVID-19, që e shkakton koronavirusi, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë e këtij vendi.

Në mesin e viktimave është edhe një 21-vjeçar nga Tetova. Mjekët thanë se viktima nuk kishte sëmundje kronike, ndërsa për ndonjë sëmundje tjetër të mundshme, sipas tyre, duhet bërë analiza plotësuese.

“Terapia i është dhënë bazuar në protokollet që janë në fuqi. Pacienti në dy ditët e fundit të jetës ishte në ventilim. Në bazë të të dhënave që kemi, ai nuk kishte ndonjë komorbiditet. Mund të ketë pasur ndonjë sëmundje tjetër, por ende nuk është identifikuar. Të gjithë duhet ta dinë se virusi po godet edhe moshën e re, prandaj duhet kujdes”, tha Gëzim Nuredini, kryeshef i qendrës për sëmundjen COVID-19 në spitalin e Tetovës.

Në Tetovë u raportuan të mërkurën edhe pesë viktima të tjera nga COVID-19. Sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë, viktimat e tjera janë nga Shkupi, Gostivari, Struga, Kumanova, Strumica, Kërçova, Velesi dhe Pehçeva. Numri i përgjithshëm i viktimave nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut ka arritur në 5,755.

 

 

Sa u përket rasteve të reja, nga 6,548 teste të bëra, me COVID-19 janë diagnostikuar 1,166 persona. Në 24 orët e fundit janë shëruar 232 pacientë, ndërsa raste aktive mbeten 12,673. Deri të mërkurën, në Maqedoninë e Veriut janë dhënë rreth 1.2 milion doza të vaksinave. Me nga dy doza janë vaksinuar rreth 507 mijë qytetarë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KAOSI NË AFGANISTAN/ Operacioni më i madh amerikan i evakuimeve nën kërcënimin e ISIS
Previous article MERO BAZE/ Mandatin e dytë të Edi Ramës e shpëtuan fatkeqësitë dhe opozita

Delo.autor

Postime të ngjashme

"SERBIA PO HYN NË NJË KAPITULL TË RI"/ Aleksandër Vuçiç jep dorëheqjen Rajon

"SERBIA PO HYN NË NJË KAPITULL TË RI"/ Aleksandër Vuçiç jep dorëheqjen

SHPËRTHIM I FUQISHËM NË ATHINË/ Shembet godina trekatëshe, 6 viktima Rajon

SHPËRTHIM I FUQISHËM NË ATHINË/ Shembet godina trekatëshe, 6 viktima

ISHTE DESTINUAR PËR NË KOSOVË/ Mali i Zi ndalon ngarkesën me mish të skaduar Rajon

ISHTE DESTINUAR PËR NË KOSOVË/ Mali i Zi ndalon ngarkesën me mish të skaduar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT