• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KAOSI NË AFGANISTAN/ Operacioni më i madh amerikan i evakuimeve nën kërcënimin e ISIS
Home
Nderkombetare

KAOSI NË AFGANISTAN/ Operacioni më i madh amerikan i evakuimeve nën kërcënimin e ISIS

25 August, 2021 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti Joe Biden tha të martën se Shtetet e Bashkuara do të përmbushin misionin për të evakuuar brenda afatit të 31 gushtit nga Afganistani shtetasit amerikanë dhe afganët që përmbushin kriteret. Megjithë përshpejtimin e ritmeve, ligjvënësit kanë shprehur shqetësim për rrezikun që paraqesin talebanët dhe dega e Shtetit Islamik që vepron në këtë vend si dhe nga mungesa e përgatitjes nga ana e Shteteve të Bashkuara përballë kaosit në Kabul. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Katherine Gypson njofton:

Evakuimet nga aeroporti i Kabulit po shpejtohen në përgatitje për tërheqjen e plotë të Shteteve të Bashkuara nga Afganistani më 31 gusht. Shtëpia e Bardhë thotë se Shtetet e Bashkuara po ecin me ritmin e duhur për të respektuar afatin:

“Për çdo ditë që rrimë në Afganistan, dega e ISIS-it në këtë vend vazhdon përpjekjet për të sulmuar aeroportin për të na goditur ne, aleatët e civilët e pafajshëm,” tha Presidenti Biden.

Këto komente pasojnë deklaratat e talebanëve se nuk do të negociojnë me Amerikën për zgjatjen e afatit.

“Po u përcjellim përsëri amerikanëve mesazhin që të tërheqin të gjithë qytetarët e tyre brenda afatit të caktuar. Ata kanë objektet, avionët në dispozicion, kanë nën kontroll aeroportin. Duhet të evakuojnë të gjitha forcat dhe kontraktorët që kanë lidhje me ta,” tha zëdhënësi i talebanëve, Zabihullah Mujahid.

Shtëpia e Bardhë sqaroi se evakuimet do të përfundojnë para 31 gushtit:

“Është e nevojshme të lejohet pak kohë për të përmbyllur gradualisht tërheqjen ushtarake,” tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki.
Pentagoni thotë se procesi i nxjerrjes së trupave dhe pajisjeve kërkon disa ditë, ndërsa administrata thotë se ka ende kohë për të përfunduar evakuimin e të gjithë amerikanëve dhe afganëve, që përmbushin kriteret. Deri tani mbi 70,000 vetë janë evakuuar, duke e bërë këtë operacionin më të madh në historinë amerikane.

“Kjo shpalosje e jashtëzakonshme bashkëpunimi dhe fokusi ka mundësuar evakuimin e 21,600 vetëve nga Afganistani brenda 24 orësh,” tha Gjeneral Majori Hank Taylor.
Por ligjvënësit amerikanë po analizojnë arsyet përse qeveria afgane dështoi në përgjegjësitë për mbrojtjen e vendit duke përfunduar në një dorëzim kaotik:

“Kishte plot sinjale paralajmëruese se talebanët mund të marrin kontrollin, madje në një mësymje të shpejtë. Por është me vend të themi se askush nuk e kishte parashikuar një dështim të tillë total të qeverisë dhe forcave afgane,” thotë ligjvënësi demokrat Adam Schiff.
Republikanët në Kongres thonë se zyrtarë përgjegjës në Shtëpinë e Bardhë duhet të japin dorëheqjen pasi nuk parashikuan dështimin dhe nuk kishin plane për evakuim:

“Kjo ndodhi për faj të Joe Bidenit, për faj të Kamala Harrisit dhe të gjithë administratës së tyre. Plani i tyre për tërheqje ishte plotësisht i papërgjegjshëm. Ata ishin informuar, e dinin se veprimet që po bënin do të rezultonin në situatë krize,” thotë ligjvënësja republikane Marjorie Taylor Greene.

Si demokratët, ashtu edhe republikanët i kanë përcjellë me dyshim komentet e Shtëpisë së Bardhë se SHBA mund ta realizojë evakuimin brenda afatit. Ata i kanë bërë thirrje Presidentit Biden ta shtyjë datën e tërheqjes së plotë. Shtëpia e Bardhë ka thënë se ka plane alternative nëse është e nevojshme që evakuimet të vazhdojnë edhe në shtator/ VOA.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERRTE PARA DHE LEJONTE NDËRTIMET PA LEJE/ SHÇBA ndalon inspektorin e policisë kriminale në Tiranë
Previous article RËNDOHET BILANCI/ 29 të vdekur nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut, mes tyre një 21-vjeçar

Delo.autor

Postime të ngjashme

TRAZIRA NË FRANCË/ 500 shkolla mbyllen, përleshje me policinë dhe dhjetëra të plagosur Botë

TRAZIRA NË FRANCË/ 500 shkolla mbyllen, përleshje me policinë dhe dhjetëra të plagosur

PËRMBYTJET NË EVROPË/ Jo vetëm kriza klimatike, ndërtimet dhe infrastruktura e cenueshme rrisin rrezikun Botë

PËRMBYTJET NË EVROPË/ Jo vetëm kriza klimatike, ndërtimet dhe infrastruktura e cenueshme rrisin rrezikun

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË LETONI/ Votimi zhvillohet nën hijen e Rusisë Botë

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË LETONI/ Votimi zhvillohet nën hijen e Rusisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT