• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
RENDITJA E KANDIDATËVE PËR 14 MAJIN/ KQZ shtyn shortin: Po shqyrtohen ankimimet
Home
Politikë

RENDITJA E KANDIDATËVE PËR 14 MAJIN/ KQZ shtyn shortin: Po shqyrtohen ankimimet

10 April, 2023 s.autor Politikë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka anuluar hedhjen e shortit për renditjen e kandidatëve për kryetar bashkie në disa zona të vendit. Komisioneri Shtetëror për Zgjedhjet, Ilirjan Celibashi sqaroi se ky vendim u mor pas kërkesës së një subjekti për të hedhur fillimisht shortin për partitë politike dhe më pas kandidatët për kryetarë bashkie.

Në të njëjtën kohë, Celibashi deklaroi se shkak është dhe ankimi për tre kandidatura për zgjedhjet vendore të 14 majit.

“Në seancën e sotme kemi zhvillimin e procedurave për hedhjen e shortit për renditjen e disa kandidatëve për kryetarë bashkie në disa bashki, por do ta shtyjmë sepse kemi marrë një kërkesë nga një subjekt zgjedhor, i cili kërkon që të bëhet hedhja e shortit, paraprakisht, për subjektet zgjedhore dhe pastaj për kandidatët për kryetarë bashkie. Edhe për këta të fundit, të bëhet për të gjithë në të njëjtën kohë. Meqënëse për 3 kandidatë jemi akoma në procedurë shqyrtimi të ankimeve, do duhet të presim përfundimin ne shqyrtimit të ankimeve në KAS dhe në Kolegjin Zgjedhor”, deklaroi ai.

Këtë të hënë ishte parashikuar që të hidhej shorti për 11 bashki, atë të Tiranës, Kamzës, Lushnjës, Durrësit, Elbasanit, Beratit, Fierit, Vlorës, Korçës, Lezhës dhe Shkodrës.

Nga ana tjetër, PS ka vendosur që një pjesë nga paratë e fushatës zgjedhore t’i përdorë për mbjelljen e pemëve. Lidhur me këtë, Celibashi deklaroi se rëndësi ka që partitë politike kanë marrë fondin e nevojshëm dhe shpenzimi i tyre do të gjykohet kur të paraqitet raporti financiar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NGA BIZHUTERI DERI TE KARROCAT/ Të gjitha detajet e kurorëzimit të Mbretit Charles
Previous article PUBLIKOHET FOTO/ Kush është biznesmeni që u kanos me vrasjen e familjarëve (EMRI)

s.autor

Postime të ngjashme

KONCERTI I KANYE WEST NË TIRANË/ Rama: Kemi dhënë 4 milionë euro Politikë

KONCERTI I KANYE WEST NË TIRANË/ Rama: Kemi dhënë 4 milionë euro

SAMITI NË ANKARA/ Shqipëria pritet të firmosë krijimin e Bankës së Mbrojtjes bashkë me 9 vende aleate të NATO-s Breaking News

SAMITI NË ANKARA/ Shqipëria pritet të firmosë krijimin e Bankës së Mbrojtjes bashkë me 9 vende aleate të NATO-s

"NUK JEMI GATI PËR DEPOLITIZIM TË PLOTË TË ADMINISTRATËS ZGJEDHORE"/ Celibashi: Partitë të jenë në komisione, por jo 100% kontroll Breaking News

"NUK JEMI GATI PËR DEPOLITIZIM TË PLOTË TË ADMINISTRATËS ZGJEDHORE"/ Celibashi: Partitë të jenë në komisione, por jo 100% kontroll

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT