• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
REKORDI I TË INFEKTUARVE ME COVID-19 NË SHQIPËRI/ VOA: Shtrirje gjithnjë e më e madhe gjeografike e epidemisë, që nga heqja e masave viktimat janë 2-fishuar
Home
Sociale

REKORDI I TË INFEKTUARVE ME COVID-19 NË SHQIPËRI/ VOA: Shtrirje gjithnjë e më e madhe gjeografike e epidemisë, që nga heqja e masave viktimat janë 2-fishuar

13 July, 2020 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Në Shqipëri rastet e reja me COVID 19 shënuan sot një tjetër rekord me 117 të infektuar, pasi autoritetet rritën ndjeshëm numrin e testimeve, duke i çuar ato në 585 të tilla brenda 24 orëve. Bie në sy një shtrirje gjithnjë e më e madhe gjeografike e epidemisë. Vetëm rastet e fundit u zbuluan në 22 qytete të vendit. Aktualisht janë 1462 raste aktive. Tirana mbetet zona me 43 përqind të personave ende pozitivë, e ndjekur nga Durrësi e Shkodra me mbi 200 raste, Vlora 108, ndërsa qarqet e tjera poshtë 100 të prekurve aktivë.

“Aktualisht kemi transmetim komunitar të përhapjes së virusit në disa bashki të vendit”, deklaroi Eugena Tomini e Institutit të Shëndetit publik. Zonja Tomini theksoi se “java që lamë pas ka treguar një trend të rritur të rasteve të konfirmuara pozitive, rritje të shtrimeve në spital, pacientëve që kanë pasur nevojë për trajtim në terapi intensive por edhe pacientë të intubuar. Fatkeqësisht kemi pasur edhe rritje të qytetarëve që kanë humbur jetën”.

Vetëm 24 orët e fundit u njoftua për dy viktima të tjera, një 70-vjeçare nga Tirana dhe një pacient 66-vjeçar nga Shkodra, me sëmundje bashkëshoqëruse. Në total numri i vdekjeve ka shkuar në 95 persona. Që pas heqjes së masave shtrënguese, numri i viktimave thuajse është dyfishuar.

Edhe gjendja në spitalin Infektiv vijon të rëndohet dita-ditës. Në 24 orët e fundit ka patur shtim të personave të shtruar, ku deri pak para mesitës ishin 85 pacientë në spital, nga të cilët 10 në terapi intensive dhe 4 prej tyre janë të intubuar, në gjendje të rëndë.

“Është një situatë serioze epidemiologjike e Covid 19 në të gjitha elementët e vlerësimit të saj. Kjo situatë kërkon reflektim nga ana e qytetarëve për të mos e ulur vigjilencën, duke respektuar masat e vendosura, dhe bizneset duke zbatuar protokollet e sigurisë”, deklaroi zonja Tomini.

/VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KALOI DY SHKALLËT E VETTINGUT/ KLP emëron në SPAK Manjola Kajanan, prokuroria e posaçme me 13 anëtare
Previous article INTERVISTIMI NË HAGË/ Haradinaj përshëndet Thaçin: Nuk ekziston asnjë gjyq që mund të gjykojë përpjekjen e një populli për të jetuar

Delo.autor

Postime të ngjashme

U KAP NË GREQI ME KËRKESË TË SPAK/ Ilir Shtufi refuzon ekstradimin drejt Shqipërisë Aktualitet

U KAP NË GREQI ME KËRKESË TË SPAK/ Ilir Shtufi refuzon ekstradimin drejt Shqipërisë

SHERRI NË GJKKO/ Zbardhet dinamika: 3 vëllezërit Bushgjokaj rrahën Petrit Çakrajn pasi dëshmoi kundër tyre Aktualitet

SHERRI NË GJKKO/ Zbardhet dinamika: 3 vëllezërit Bushgjokaj rrahën Petrit Çakrajn pasi dëshmoi kundër tyre

ARRESTOHET NË BELGJIKË GERT GJENERALI/ I dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje në ’97 Aktualitet

ARRESTOHET NË BELGJIKË GERT GJENERALI/ I dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje në ’97

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT