• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
INTERVISTIMI NË HAGË/ Haradinaj përshëndet Thaçin: Nuk ekziston asnjë gjyq që mund të gjykojë përpjekjen e një populli për të jetuar
Home
Rajon

INTERVISTIMI NË HAGË/ Haradinaj përshëndet Thaçin: Nuk ekziston asnjë gjyq që mund të gjykojë përpjekjen e një populli për të jetuar

13 July, 2020 Delo.autor Rajon

Ish- kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka përshëndetur Presidentin Hashim Thaçi për t’u paraqitur në Hagë përballë akuzave dhe drejtësisë.

Haradinaj thotë se ish- luftëtarët e UÇK-së nuk i kanë ikur asnjëherë ballafaqimit me drejtësinë edhe pse s’ka gjyq që të gjykojë përpjekjen e një populli për të jetuar.

Po ashtu ai shton se lufta e popullit shqiptar rreshtuar përkrah UÇK-së ishte e drejtë dhe vlera nuk ka për t’i humbur pavarësisht përpjekjeve për të dëmtuar.

Një vit më parë ishte pikërisht Haradinaj që shkonte në Hagë si Thaçi sot për akuzat për krime lufte. Atëhere Haradinaj dha dorëheqjen si kryeministër dhe shkoi në Hagë si qytetar i thjeshtë i Kosovës dhe si ish- komandant i UÇK-së për t’u kthyer nga andej me pafajësinë.

STATUSI NGA RAMUSH HARADINAJ

Shqiptarët kanë bërë luftë të pastër dhe të drejtë, në mbrojtje të pragut të shtëpisë, dinjitetit dhe Atdheut. Në çdo rrethanë përgjatë tërë historisë, kemi dëshmuar pjekuri, guxim, mikpritje e bashkëpunim, e këtë e dëshmon edhe gatishmëria jonë anipse nga pozita e viktimës, t’i përgjigjemi thirrjeve të drejtësisë sado të pa drejta qofshin ato.

E vlerësoj lartë gatishmërinë e presidentit Thaçi që t’i përgjigjet pozitivisht ftesës për intervistim nga Gjykata Speciale. Lufta e popullit shqiptar, të rreshtuar përkrah UÇK-së ishte e drejtë, vlera e së cilës, pavarësisht përpjekjeve për ta dëmtuar, nuk do t’i humbë as sot, e as kurrë. Nuk i kemi ikur asnjëherë ballafaqimit me drejtësinë sa herë ajo e ka kërkuar këtë, pa marrë parasyshë pozitat tona shtetërore, i jemi përgjigjur dhe do t’i përgjigjemi.
Nuk ekziston asnjë gjyq që mund ta gjykojë përpjekjen e një populli për të jetuar si gjithë të tjerët të lirë në tokën e vet.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article REKORDI I TË INFEKTUARVE ME COVID-19 NË SHQIPËRI/ VOA: Shtrirje gjithnjë e më e madhe gjeografike e epidemisë, që nga heqja e masave viktimat janë 2-fishuar
Previous article "KËRCET" GRUSHTI NË FUSHË-KRUJË/ Dy vëllezërit konfliktohen me xhaxhain e tyre, përfundojnë të tre në prangat e Policisë

Delo.autor

Postime të ngjashme

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni Rajon

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni

"DO TË JAPË DORËHEQJEN SI PRESIDENT"/ Vuçiç zbulon lëvizjen, çfarë pritet të ndodhë në Serbi Rajon

"DO TË JAPË DORËHEQJEN SI PRESIDENT"/ Vuçiç zbulon lëvizjen, çfarë pritet të ndodhë në Serbi

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ Numërohen mbi 92% e votave, kryeson LVV. Si ndahen ulëset në Kuvend Rajon

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ Numërohen mbi 92% e votave, kryeson LVV. Si ndahen ulëset në Kuvend

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT