Tashmë Jeff Bezos është njeriu më i pasur në botë. Vlera e pasurisë së tij është rritur shumë herë, duke vendosur një tjetër rekord të ri.
Sipas indeksit të Bloomberg Billionaires, ditën e mërkurë u bë e ditur se pasuria e CEO Amazon arriti në rreth 202 miliardë dollarë. Edhe aksionet e kompanisë pësuan rritje.
Rritja shpërthyese në pasurinë e Bezos po nxitet nga pronat e tij në Amazon. Aksionet e kompanisë janë rritur rreth 25% gjatë tre muajve të fundit dhe 86 % deri më tani.
Amazon është themeluar në vitin 1994 nga Bezos dhe në vitin 2017, ai u bë personi më i pasur në planet. Muajin e kaluar vlera e tij neto e vlerësuar u rrit në gati 172 miliardë dollarë.
Mirëpo, miliarderi nuk është vetëm, edhe biznesmenë të tjerë të fushës të teknologjisë gjatë pandemisë janë bërë shumë herë më të pasur, pasi kërkesa për mallra dhe shërbimeve të kompanive të tyre dita ditës rriteshin më shumë.
Në fillim të këtij muaji, Drejtori i Përgjithshëm i Facebook Mark Zuckerberg u quajt një “centibiliarder”, pasi pasuria e tij tejkaloi 100 miliardë dollarë. Ceo i Tesla Elon Musk, me një vlerë neto prej 96 miliardë dollarë është afër arritjes së këtij statusi të jashtëzakonshëm.
Megjithëse Amazon është pasuria më e madhe e Bezos, ajo nuk është e vetmja markë e madhe që ai mbikëqyr. Jashtë kompanisë, Bezos zotëron gjithashtu Blue Origin, kompaninë e udhëtimit hapësinor që ai themeloi në vitin 2000, dhe gazetën Ëashington Posti, të cilën e fitoi në 2013.


