• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
REKORD REGJISTRIMESH NË QERSHOR/ Mbi 1.1 mln automjete qarkullojnë në Shqipëri
Home
Sociale

REKORD REGJISTRIMESH NË QERSHOR/ Mbi 1.1 mln automjete qarkullojnë në Shqipëri

6 July, 2026 s.autor Aktualitet, Sociale

Pas një ngadalësimi në prill dhe maj, të ndikuar nga situata e krijuar nga lufta në Lindjen e Mesme, regjistrimet për herë të parë të automjeteve në vend janë rritur sërish në qershor.

Të dhënat e publikuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR) bëjnë të ditur se në qershor u regjistruan për herë të parë 9,915 automjete të reja, që është niveli më i lartë për këtë vit, duke iu afruar kufirit të 10 mijë automjeteve.

Për të gjithë 6-mujorin, janë regjistruar për herë të parë gati 49 mijë mjete, me një rritje prej 3% në krahasim me janar-qershorin e vitit 2025. Ky është niveli i dytë më i lartë, pas 6-mujorit të vitit 2024, që mban rekordin historik me 50.3 mijë mjete.

Sipas të dhënave nga DPSHTRR, në fund të qershorit në vend qarkullonin gati 1.1 milionë automjete.

Koreja e Jugut dhe Kina kryesojnë

Koreja e Jugut është prej të paktën tre vitesh tregu kryesor ku shqiptarët po blejnë automjete. Për 6-mujorin e parë të vitit, 25% e mjeteve të regjistruara për herë të parë, ose 12.3 mijë, e kishin origjinën nga Koreja e Jugut.

Arsyeja lidhet me çmimet më të lira të mjeteve në shtetin e largët, që vitet e fundit është bërë një nga eksportuesit më të mëdhenj të makinave të përdorura, pasi çdo vit prodhon mbi 4 milionë automjete, ndërsa miliona makina të përdorura dalin në treg si rezultat i zëvendësimit të shpeshtë me modele të reja. Falë mirëmbajtjes së mirë, kontrolleve teknike dhe rrjetit efikas të porteve, këto automjete eksportohen në dhjetëra vende të botës.

Edhe Kina po rezulton një destinacion i rëndësishëm, e ndikuar kryesisht nga interesi në rritje për makinat elektrike. Për periudhën janar-qershor, 17% e mjeteve, ose rreth 8.2 mijë, ishin nga Kina. Më pas vijojnë tregjet tradicionale, si Gjermania (5,837) dhe Italia (5,650).

Për të gjithë 6-mujorin, rreth 20 mijë automjete të regjistruara për herë të parë, ose 42% e totalit, erdhën nga Koreja e Jugut dhe Kina.

Bie interesi për makinat elektrike

Pavarësisht rritjes së regjistrimeve të reja në qershor, numri i makinave elektrike që hynë për herë të parë në qarkullim ishte më i ulëti i këtij viti, me vetëm 775 të tilla, ndërsa në mars ishte arritur rekordi me gati 1,300.

Gjithsesi, për 6-mujorin, numri i mjeteve elektrike të regjistruara për herë të parë ishte rreth 5,700, ose 3.4 herë më i lartë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke përbërë 11.7% të totalit të mjeteve që filluan të qarkullonin për herë të parë në vend.

Volkswagen dhe Benz vijojnë të jenë mjetet më të preferuara, BYD ngjitet në vend të katërt

Në 6 muajt e parë të vitit, gati 8 mijë autovetura që hynë në qarkullim ishin të markës Volkswagen, e cila prej disa vitesh i ka marrë fronin Mercedes-Benz. Ky i fundit është në vend të dytë me rreth 7 mijë mjete, i ndjekur nga Audi me gati 4.8 mijë.

Marka kineze BYD, e cila është bërë e preferuar së fundmi për shkak të kursimit që ofron si mjet elektrik, me origjinë nga Kina, është ngjitur me shpejtësi, duke u renditur në vend të katërt për 6-mujorin, me gati 3.9 mijë mjete të regjistruara.

/Marrë nga Monitor

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NDËRTIMI I BYPASSIT TË SARANDËS/ ARRSH njofton: Sot do të kryhet një shpërthim i kontrolluar me eksploziv...
Previous article “KUNDËRSHTARËVE TË MI”/ Rama poston vjershën e Dritëro Agollit: Ju aq baltë po hidhni mbi mua…

s.autor

Postime të ngjashme

NDËRTIMI I BYPASSIT TË SARANDËS/ ARRSH njofton: Sot do të kryhet një shpërthim i kontrolluar me eksploziv... Aktualitet

NDËRTIMI I BYPASSIT TË SARANDËS/ ARRSH njofton: Sot do të kryhet një shpërthim i kontrolluar me eksploziv...

"16 VATRA ZJARRI NË TË GJITHË VENDIN..."/ Ministria e Mbrojtjes: U angazhuan helikopterë dhe m Aktualitet

"16 VATRA ZJARRI NË TË GJITHË VENDIN..."/ Ministria e Mbrojtjes: U angazhuan helikopterë dhe m

DITA E 36-të E PROTESTËS/ Shqiptarët nuk tërhiqen nga kërkesa e panegociueshme: Rama jepe dorëheqjen Aktualitet

DITA E 36-të E PROTESTËS/ Shqiptarët nuk tërhiqen nga kërkesa e panegociueshme: Rama jepe dorëheqjen

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT