Mbjellin mbi 350 milion pemë në 12 orë kundër shpyllëzimit, ndryshimit të klimës dhe thatësirave të shpeshta.
Lajmi i pabesueshëm vjen nga Etiopia, ku qeveria ka filluar fushatën “Trashëgimia e gjelbër” dhe për këtë ka urdhëruar mbylljen e disa zyrave qeveritare për të lejuar punonjësit të marrin pjesë në mbjelljen e pemëve.
80% e popullsisë së Etiopisë, varet nga bujqësia si mjet jetese, por 35% e Etiopasve nuk kanë ushqim të mjaftueshëm.
Sipas “Farm Africa”, një organizatë e OKB që punon për ripyllëzimin në Afrikën Lindore, sot më pak se 4% e territorit të Etiopisë është e mbuluar nga pyje: një përqindje shkatërruese duke marrë parasysh që në fund të shekullit të 19-të Etiopia ishte e mbuluar nga 35% pyje.
Sot vendi ka një qëllim të madh, të mbjellë katër miliardë pemë indigjene.


