• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
REKOMANDIMI/ Duma: Me çfarë argumentesh do bindni vendet anëtare? Vlahutin: S’është puna jonë të….
Home
Shqipëri

REKOMANDIMI/ Duma: Me çfarë argumentesh do bindni vendet anëtare? Vlahutin: S’është puna jonë të….

25 April, 2018 Redaktor2 Politikë, Shqipëri

Ambasadorja e BE, Romana Vlahutin i ka paraqitur Komisionit Parlamentar të Integrimit raportin e Komisionit Europian për rekomandimin për hapjen e negociatave për anëtarësim.

Opozita, ndryshe nga vendimi i dy ditëve më parë për të bojkotuar të gjitha komisionet parlamentare, sot ishte e pranishme, madje edhe duke i bërë pyetje ambasadores së BE-së.

Deputetja Grida Duma e pyeti ambasadoren se me çfarë argumentesh do ti bindin vendet anëtare për të votuar në qershor për hapjen e negociatave, por Vlahutin u shpreh se nuk është punë e Komisionit të vijë vërdallë e të bindë vendet anëtare.

Sipas saj, komisioni tashmë e ka dhënë opinionin e tij se Shqipëria është gati ti hapë negociatat.

DISKUTIMI

Grida Duma: Cilat janë argumentet që do përdorni ju për të bindur vendet anëtare bazuar në progres-raport? A janë këto argumente të nivelit të motivimit që duhet të ketë Shqipëria dhe rritjes së kontrollit të BE-së mbi qeverinë në implementimin e reformës, apo jemi në nivelin e lobimit vend për vend për të shkuar drejt një axhende rajonale më shumë se sa shqiptare?

Keni dijeni për diskutimet për grupin negociator që do të zhvillojë negociatat?

Sa e parashikoni ju si ambasadore zgjatjen e negociatave, 10, 12 apo 13 vite?

Romana Vlahutin: Këto ishin 3 pyetje. Unë nuk besoj në lobim. Besoj se lobimi është i mbivlerësuar, besoj në cilësinë e rezultateve. Nuk është puna e Komisionit të shkojë vërdallë dhe të bindë të tjerët. Komisioni ka një opinion të qartë që Shqipëria ka arritur fazën ku ka kapacitetin për të vijuar bisedimet për anëtarësimin. Fakti që ka shumë sfida mendoj se është po ashtu me rëndësi kur shpjegohen gjërat se Shqipëria nuk po bëhet anëtare e BE. Hapja e negociatave nuk është dhuratë, është një ngarkesë jashtë mase e rëndë pune për të ndihmuar vendin që të përfitojë më shumë mbështetje nga Komisioni sa i përket reformimit. Është e gjitha ndryshim. Ndryshimi nuk do të vijë ditën kur Shqipëria do të bëhet anëtare. Asgjë nuk do të ndryshojë. Ju do ta shihni këtë. i gjithë ndryshimi do të ndodhë përpara kësaj. Sa kohë do ti duhet Shqipërisë për të negociuar? Nuk e di. Kjo varet nga Shqipëria. Ka elementë që janë në favor të Shqipërisë në raport me vendet e tjera në rajon. Nuk ka probleme të shtet ndërtimit, etnike apo fetare. Në këtë kuptim Shqipëria mund të jetë shumë shpejt. Për ekipin negociator nuk kam asnjë informacion sepse nuk është punë e Delegacionit, është punë e Qeverisë dhe Ministrisë së Jashtme dhe Evropës. Negociatat nuk bëhen me delegacionin, bëhen me Brukselin. Do tu duhet të fluturoni shumë herë më tepër mes Tiranës dhe Brukselit.

Grida Duma:  Rekomandimi pozitiv per negociatat  motivim me shume se merite Per aplikimin e  reformes ne drejtesi.

Ne faqet e para te progres raportit te 2018 Komisioni shprehet me tone te forta te motivimit per ecjen perpara te Shqiptarise.

Ne shqyrtimin e detajuar ne kapituj shikohet me qarte e verteta e progresit. Shqiperia ne 5 prioritetet ka nje note mesatare 2.5, pra midis “pak dhe disi arritje”

Pra rekomandimi eshte motivim dhe shtyse me shume se merite dhe arritje.

Keshtu sa i perket funksionimit te drejtesise, theksohet urgjenca e ngritjes se instistucioneve te ngecura si Keshili i Larte i Drejtesise, te Prokurorise dhe te gjyqesorit, qe kane bllokuar aplikimin e reformes.

Theksohet qe Prokurori i Pergjithshem duhet te zgjidhet  nga propozimi i Keshillit te Larte te Prokurorise. Pra  qe jemi ne kushte te paaplikuara te reformes.

Theksohet qe shpenzimet per drejtesine jane ulur me 2.5 % me pak se 2016 dhe shkolla e magjistratures mbahet serish me fondet e huaja.

Sa i perket adminsitrates publike eshte e rendesishme te thelsohet qe perpos rregullimit te ligjeve, sistemi i pagave nuk motivon te aftet dhe nuk shperndahet ende sipas merites. Po ashtu mos aplikimi I vendimeve te gjykatave per heqjet e padrejta nga puna.

Progres raporti thote qe ka vetem pershkrim te aktiviteteve te qeverise por jo nje kontroll te rezultateve te punes se administrates publike.

Si rrjedhoje demi financiar qe i eshte shkaktuar taksave te shqiptareve qe paguaje dy admibistrate duhet te kete pergjegjesit e vet.

Ne nje vit te vetem jane paguar 3.1 milion usd dhe vijojne 11 mije procese gjyqesore per heqjet e padrejta nga puna.

Ky progres raport dhe rekomandimi pozitiv duhet pare me pergjegjesine qe KE na dha nje motivim te metejshem por pergjegjesia eshte rritur.

Lajmi i mire i rekomandimit eshte qe BE do te rrise kontrollin mbi qeverisjen. Ndaj sot axhenda integruese nuk eshte axhende fushate.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “Injorantë”, “helm”, “sharlatanë”, sharjet e Ramës për gazetarët jehonë në raportin për lirinë e medias
Previous article DO TË RRËNQETHENI/ Këngëtarja shqiptare i bën dedikim nënës së saj që nuk jeton më (FOTO)

Redaktor2

Postime të ngjashme

"AJATOLLAHËT I BASHKOHEN ZYRTARISHT PROTESTËS"/ Rama replika me zëdhënësin e Ministrisë së Jashtme iraniane: S’marrim leksione nga Politikë

"AJATOLLAHËT I BASHKOHEN ZYRTARISHT PROTESTËS"/ Rama replika me zëdhënësin e Ministrisë së Jashtme iraniane: S’marrim leksione nga

"KËSAJ I THONË TË KESH DY B*THA, NJË TA MBASH NJË TA ÇASH"/ Rama kritikon blogerët që mbështesin protestat në Zvërnec Politikë

"KËSAJ I THONË TË KESH DY B*THA, NJË TA MBASH NJË TA ÇASH"/ Rama kritikon blogerët që mbështesin protestat në Zvërnec

"ISHTE SKANDAL I MADH"/ Rama ndan me socialistët historinë se si u zgjodh në krye të partisë: Në Fier më thoshin “hë, erdhe ti”, por… Politikë

"ISHTE SKANDAL I MADH"/ Rama ndan me socialistët historinë se si u zgjodh në krye të partisë: Në Fier më thoshin “hë, erdhe ti”, por…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT