• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
REKOMANDIM POZITIV/ Përfaqësuesja e BE, Mogherini: 5 prioritetet mbeten ende baza
Home
Shqipëri

REKOMANDIM POZITIV/ Përfaqësuesja e BE, Mogherini: 5 prioritetet mbeten ende baza

18 April, 2018 Redaktor2 Politikë, Shqipëri

“Së bashku” ka qenë kryefjala e fjalimit të përfaqësueses së lartë të BE-së Federica Mogherini në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama.

“Puna që është bërë së bashku në këtë vend mbaj mend dhe ndasitë dhe përpjekjet, ky është momenti dhe siguroj që është momenti për të njohur rezultatin e arritur nga të gjithë bashkë në Shqipëri dhe angazhimi për të punuar s ëbashku, qeveria me opozitën. Më lini ta theksoj këtë se përpjekja kolektive nuk janë vetëm institucionet po dhe njerëzit. Të gjithë së bashku të vazhdojmë këtë punë që do të jetë edhe më e madhe kur të nisin negociatat”, tha ajo.

Mogherini tha se pesë prioritetet kyçec do të vazhdojnë të jenë baza e punës së përbashkët.

“Ky është rezultat i një pune kolektive nëse do të hidhja sy pas, se si dukej ky vend disa vite më parë. Disa ndryshime keni bërë të gjithë së bashku dhe duke qenë se ky ishte një rezultat i përbashkët mendoj se do të jetë një ditë e një njohjeje kolektive, është një rezultat i institucioneve të vendit, presidenti, qeveria, parlamenti, bashkitë, për qytetarët e Shqipërisë.

Po kështu është përgjegjësi e të gjithëve për të kryer punën e mëtejshme. Procesi i zgjerimit gjithmonë mbështetet në meritë dhe do e përsëritim gjithmonë. Vitin e kaluar ishim krahë për krahë njëri tjetrit ku unë përballë medias u shpresa mjaft qartësisht përballë qytetarëve të Shqipërisë se Komisioni Europian do të kishte dhënë rekomandim pozitiv për hapjen e negociatave të anëtarësimit në BE për Shqipërinë kur zbatimi i reformës në drejtësi, dhe posaçërisht vettingu të fillonte, Ju e realizuar ne përmbushëm atë që thamë. Është moment mjaft historik, sepse është një punë e përbashkët që ne e kemi bërë dhe në BE. Do të doja që ti bashkohesha kryeministrit për të falendertuar të gjithë që kanë punuar për arritjen e këtij rezultati po dhe kolegëve të mi në Bruksel që kam punaur mjaft ngushtë, presidentin Juncker, komisionerin Hahn dhe të gjithë komisionerët që kanë mbështetur deri tani. Vlerësimi i komisionit që ne miratuam dje thotë qartësisht se Shqipëria ka përmbushur kushtet që ishin vendosur në raportin dhe rekomandimet e fundit të miratuar një vit e gjysmë më parë dhe Shqipëria është e gatshme për të çelur negociatat.

Mbajtja dhe thellimi i reformave që janë ndërmarrë dhe kjo është puna kryesore që kemi përpara, është moment festimi po dhe momenti për të parë punët e mëtejshme që do bëjmë së bashku. Për mua është e qartë 100% dhe numrin e të rinjve shqiptarë që bëjnë komente entuziaste. Kjo është një punë që duhet të vijojë për shkak të njerëzve tuaj. Ky është vendi me popullsinë e dytë më të re në rajon dhe nëse nuk gabohem kuy është një nga vendet e Europës që ka besimin më të lartë në BE. Nuk është vetëm një vendosmëri e fortë e popullit shqiptar për tu bashkuar me BE, por në interes të BE që të marrë Shqipërinë në BE kur ajo të jetë gati për këtë dhe shpresoj se do të jetë shpejt. Pesë përparësitë kyçe do të mbeten elementet kyçe mbi të cilat qytetarët shqiptarë do të mbeten baza për punën tonë të përbashkët”, tha më tej Mogherini.

Ajo vlerësoi rolin e rëndësishëm të Shqipërisë në rajon.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Chelsea ka gati 40 milionë euro për yllin e Nice
Previous article "RRUSH E KUMBULLA"/ Si i shpenzonin paratë e drogës banda mafioze shqiptare, rolet dhe emrat e rremë (FOTOT)

Redaktor2

Postime të ngjashme

ZGJEDHJET NË SHBA/ Elon Musk u bën thirrje amerikanëve: Votoni ngjyrën e kuqe sot! Politikë

ZGJEDHJET NË SHBA/ Elon Musk u bën thirrje amerikanëve: Votoni ngjyrën e kuqe sot!

PROTESTAT/ Rama u ‘ridërgon’ protestuesve ftesën nga Brukseli: Ejani të flasim, s'është populli te protestat e dhunshme Politikë

PROTESTAT/ Rama u ‘ridërgon’ protestuesve ftesën nga Brukseli: Ejani të flasim, s'është populli te protestat e dhunshme

SHKELJE ME FINAMCIMET E FUSHATËS SË 11-MAJIT/ Celibashi kërkon gjoba deri në 2 milionë lekë për 13 parti (LISTA) Politikë

SHKELJE ME FINAMCIMET E FUSHATËS SË 11-MAJIT/ Celibashi kërkon gjoba deri në 2 milionë lekë për 13 parti (LISTA)

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT