• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Rehabilitimi i trotuareve në Tirane, Veliaj: Rikuperperojmë hapësirat që ishin zaptuar
Home
Sociale

Rehabilitimi i trotuareve në Tirane, Veliaj: Rikuperperojmë hapësirat që ishin zaptuar

22 January, 2019 F.autor Aktualitet, Sociale

Pas rehabilitimit të trotuareve në Rrugën e Kavajës, Bashkia e Tiranës po vijon punën për zgjerimin e tyre edhe në disa rrugë të tjera të qytetit, për të mundësuar kalimin më lehtë të këmbësorëve, të karrocave të fëmijëve dhe personave me aftësi ndryshe. Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj inspektoi punimet për zgjerimin e trotuareve në “Ibrahim Rugova”, pranë shallvareve, dhe vlerësoi faktin se edhe ky investim shkon në favor të këmbësorëve dhe personave me aftësi ndryshe.

Pas rehabilitimit të trotuareve në Rrugën e Kavajës, Bashkia e Tiranës po vijon punën për zgjerimin e tyre edhe në disa rrugë të tjera të qytetit, për të mundësuar kalimin më lehtë të këmbësorëve, të karrocave të fëmijëve dhe personave me aftësi ndryshe. Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj inspektoi punimet për zgjerimin e trotuareve në “Ibrahim Rugova”, pranë shallvareve, dhe vlerësoi faktin se edhe ky investim shkon në favor të këmbësorëve dhe personave me aftësi ndryshe.

3249db06-68e6-48b3-bfe1-ba8193c48a4c

 

 

“Jam shumë i kënaqur nga mënyra se si po rikuperojmë tokë dhe terren, që më përpara ishte vetëm pronë e makinave, të cilat në fakt janë vetëm 20% e popullatës, kurse 80% e njerëzve ecin në këmbë, përdorin biçikletat dhe transportin publik. Kjo rrugë vërtetë ka qenë një rrugë tregtare, një rrugë me dyqane, me kafe e biznese, ama për trotuar kishim një shteg dhish, i cili nuk lejonte të shkëmbeheshin dy vetë, e jo më të shijonin vitrinat apo të bënin biznes. Ajo që kemi vënë re në të gjitha rrugët ku shtohen hapësirat pedonale ka më shumë biznes, ka më shumë ekonomi, ka më shumë xhiro. E kemi vënë re tek “Myslym Shyri”, e kemi vënë re te Pazari i Ri, te sheshi “Skëndërbej”, në çdo rrugë që përshkohet nga një trotuar i mirë ose nga një korsi biçikletash”, tha Veliaj.

3c1d3bad-ee51-496b-9e30-1f054d5470da

Sipas kryebashkiakut, shumë prej trotuareve të zaptuara gjatë viteve ‘90 janë legalizuar dhe hipotekuar, prandaj për zgjerimin e trotuarit përgjatë gjithë segmentit rrugor nga “Myslym Shyri” deri tek ura e Lanës janë përdorur hapësirat që më herët përdoreshin për parkimin e makinave. “Statistikat na tregojnë që në vitet 90-të kemi pasur një ofensivë të zaptimit të trotuareve. Shumë prej tyre në rrumpallën e këtyre viteve janë legalizuar dhe hipotekuar dhe e bëjnë thuajse të pamundur që ti të qërosh çdo fasadë pallati, kështu që na duhet në korsitë ose në rrugët që kanë 4-5 korsi të marrim një korsi makinash ose një korsi parkingu, ku sakrifikojmë të ardhura për ta kthyer në një hapësirë për këmbësorët. Ndaj, jam shumë i lumtur që eksperimenti i parë po bëhet në këtë segment të parkut “Rinia”, duke filluar nga “Myslym Shyri” deri tek ura e Lanës”, tha ai.

afa5901c-7cdf-454f-b28b-2e2ef1717990

Veliaj shtoi se projekti i radhës është ndërhyrja në parkun “Rinia”, i cili do t’i nënshtrohet një ndërhyrje totale nga Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit, për ta transformuar edhe këtë hapësirë në një mundësi më shumë për argëtim për fëmijët dhe të rriturit. “Në parkun Rinia do të bëjmë një sistemim total. Jam i ndërgjegjshëm se është një park shumë i frekuentuar, por ka nevojë të vihet dorë. Me të njëjtën mënyrë siç kemi vënë dorë tek liqeni dhe kemi transformuar gjithë hapësirën atje, ashtu do të transformojmë edhe parkun “Rinia”, deklaroi kryebashkiaku.

Ai ftoi qytetarët të jenë bashkëpunues me bashkinë, jo vetëm për të mirëmbajtur investimet, por edhe për të sugjeruar ndërhyrjet e radhës që mund të bëhen në zona të ndryshme të Tiranës. “Dua t’i ftoj qytetarët të përdorin platformën Tirana Ime për të na propozuar vende të tjera ku mund të bëjmë të njëjtin transformim. Ka qenë në fakt kërkesë e qytetarëve, e banorëve të kësaj zone zgjerimi i këtij trotuari dhe do të vazhdojmë me të gjithë kërkesat e qytetarëve. Aty ku ka më shumë propozime për ndërhyrje aty do të ketë edhe më shumë konsensus për t’i bërë këto ndërhyrje”, vijoi ai.

5ad77ceb-f4a5-4584-8b2d-60e36cad9b40

Kryebashkiaku Veliaj theksoi se Bashkia e Tiranës prej disa muajsh ka nisur projektin për të përshtatur të gjitha trotuaret dhe rrugët për kalimin e karrocave të fëmijëve dhe personave me aftësi ndryshe, duke mundësuar kështu një qytet për të gjithë. “Jam i bindur që deri në mes të këtij viti i gjithë projekti për të ulur trotuaret, për të vendosur rampat, për t’u siguruar që ata që janë me karrige me rrota, me karroca bebesh ta kenë qytetin më të aksesueshëm dhe në momentin që është mbyllur gjithë pjesa e Unazës së Re, pastaj mund të kalojmë në të gjithë lagjet në nivel kapilar”, u shpreh Veliaj.

Sipas kryebashkiakut, këto lloj investimesh jo vetëm u vijnë në ndihmë qytetarëve, por i nxisin ata të përdorin mënyra alternative për të lëvizur dhe jo detyrimisht makinën. “E vetmja mënyrë për të filluar një ofensivë ndaj makinës është që të kemi një çikë më shumë hapësirë për këmbësorët dhe për të gjithë ata që përdorin mënyra alternative për të lëvizur dhe jo detyrimisht një makinë”, tha kryetari i Bashkisë.

Me ndërhyrjen e bashkisë trotuari përgjatë rrugës “Ibrahim Rugova” është zgjeruar në 2.5 metra, ndërkohë që është bërë lëvizja e plotë e pusetave shimbledhëse, por edhe ndriçuesve të rrugës. Heqja e mundësisë së parkimit në këtë zonë rikuperohet, sipas bashkisë, me parkingjet që janë ndërtuar dhe janë në plan për t’u ndërtuar në zonën përreth. Ndërkohë, nuk është prekur gjerësia e rrugëve për lëvizjen e makinave.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "USHTRIA"/ Thaçi dekreton komandantin e FSK-së për një mandat të ri
Previous article KEISI MOHOI LIDHJEN/ Seldi rrëfen të vërtetën e marrëdhënies me modelen (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

FESTË DHE PROTESTË/ Dy orare për nisjen e tubimit në Tiranë, autobotët e policisë vishen kuqezi Aktualitet

FESTË DHE PROTESTË/ Dy orare për nisjen e tubimit në Tiranë, autobotët e policisë vishen kuqezi

E SHTUNA NIS ME RESHJE SHIU/ Parashikimi i motit për sot Aktualitet

E SHTUNA NIS ME RESHJE SHIU/ Parashikimi i motit për sot

SOT 28 NËNTORI/ Dita e Pavarësisë që bashkon shqiptarët kudo ndodhen Aktualitet

SOT 28 NËNTORI/ Dita e Pavarësisë që bashkon shqiptarët kudo ndodhen

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT