• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
REFUZON TË QËNDROJË NË BURG/ Apeli i GJKKO-së vendos sot për lirinë e Lefter Kokës
Home
Breaking News

REFUZON TË QËNDROJË NË BURG/ Apeli i GJKKO-së vendos sot për lirinë e Lefter Kokës

18 May, 2022 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

jykata e Posaçme e Apelit ka shtyrë shpalljen e vendimit për Lefter Kokën dhe të pandehurit e tjerë, ish-zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit, të cilët, të akuzuar për abuzimet me inceneratorin e Fierit, kërkuan lirimin nga qelia.

Sipas avokatëve, nuk ka arsye për mbajtjen të pandehurve në qeli pasi nuk kanë rrezik ikjeje dhe as cenim të provave. Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, kërkon lirimin në Gjykatën e Posaçme të Apelit.

Vetë i pandehuri për çështjen e incineratorëve nuk ishte i pranishëm në seancë, por avokatët e tij, Julian Mërtiri dhe Përparim Kulluri, kërkuan një masë më të lehtë sigurie me argumentin se nuk ka rrezik ikje dhe as prishje të provave:

“Është i gatshëm të japë deklarim për zbardhjen e gjithë së vërtetës. Është dhënë një masë e dytë dhe ky është një cenim i të drejtave të tij. Këto dy masa duhet të ishin trajtuar së bashku nga prokuroria dhe duhej të kishte një masë. Vendimi do të shpallet nesër (sot) në orën 10. Ne besojmë se kushtet janë më të lehtësuara dhe prokuroria i ka të gjitha provat. Nuk kemi një ekspertim nga ana e prokurorisë për korrupsionin e pretenduar. Rreziku i ikjes është inekzistent dhe rreziku i kryerjes së të njëjtës gjë nuk ekziston, sepse ai nuk është më ministër”, tha njëri nga mbrojtësit e tij ligjorë. Sipas të dhënave, kërkesë për ndryshim mase kanë paraqitur edhe të pandehurit e tjerë që janë të arrestuar për abuzimet me aferat e inceneratorët.

BASHKËPUNËTOR DREJTËSIE?!

Duke qenë se ish-ministri i Mjedisit, i cili gjendet në qeli me dy masa sigurie për të njëjtin akt, në fakt, të kryer dy herë, pretendon Prokuroria e Posaçme, ka deklaruar se është i gatshëm të bashkëpunojë për të zbardhur të vërtetën. Në publik u krijua ideja se mos Lefter Koka ka pranuar të bashkëpunojë me prokurorinë nën status të posaçëm. Por këto zëra janë hedhur poshtë ditën e djeshme nga dy avokatët që e mbrojnë Kokën nga SPAK dhe akuzat e ngritura prej tyre për korrupsion në dy inceneratorët e hetuar deri më tani, atë të Fierit dhe të Elbasanit.

“Ka një masë të re sigurie dhe po ndodh një cenim i të drejtave të njeriut. Shpresojmë që të shfuqizohet nga Apeli. Ai nuk ka përse të pendohet as të bëhet bashkëpunëtor, në rastin konkret Lefter Koka nuk ka pse të pendohet. SPAK i ka të gjithë mundësitë që të kërkojë bashkëpunëtorë, por jo te Lefter Koka” e mbrojtën mbrojtësit e tij ligjorë ish-ministrin.

Koka akuzohet se ka abuzuar me procedurat e dhënies së koncesionit për inceneratorin e Fierit duke përfituar rreth 1,2 milionë euro ryshfet për ndërtimin e tij dhe për falsifikim dokumentesh. Për shkak të kompleksitetit të çështjes, vendimi u shty për t’u shpallur të mërkurën në orën 10, ndërsa avokatët deklaruan pas seancës se shpresonin në një vendim të drejtë nga Gjykata e Apelit, ndërsa mohuan zërat për një bashkëpunim me drejtësinë.

Ndaj ish- ministrit të Mjedisit Lefter Koka, prokuroria ka ngritur akuza për dy inceneratorët, të Fierit dhe të Elbasanit, duke vendosur për të edhe dy masa sigurie. Koka u është drejtuar të gjitha gjykatave me kërkesa për ndryshim mase, por lirimi i tij nuk është pranuar ende. Pak ditë më parë, Gjykata e Posaçme e Apelit refuzoi edhe kërkesën e deputetit Alqi Bllako, i cili kërkoi lirinë ndërkohë që për këtë kërkesë pritet të shprehet edhe Gjykata e Lartë pak kohë më vonë.

Dëshmia e Kokës

Në mesin e prillit, ish-ministri i Mjedisit u mor në pyetje nga prokurorët e SPAK në lidhje me inceneratorin e Fierit. Në SPAK, Koka tha se ka ndjekur ligjin që iu takon prokurimeve. Ai është pyetur për lidhjet me një nga kompanitë që është përdorur si një urë tranziti për transfertat e parave dhe ish-ministri mësohet t’u ketë thënë prokurorëve se “nuk kam asnjë lidhje me kompaninë në fjalë dhe që kjo kompani i përkiste vëllait që ka ndërruar jetë”.

Ndërkaq, për hedhjen e firmës nga një nga anëtarët e komisionit, ai ka deklaruar se nuk kishte si ta dinte, pasi ishte ministër i Mjedisi. Në lidhje me shpronësimin e tokës, ai ka thënë se ajo tokë është shpronësuar si tokë arë dhe çdo gjë tjetër duhet saktësuar edhe me dokumentacionet përkatëse. Kërkesat e tij të vazhdueshme janë që ai të hetohet në arrest shtëpie për shkak se nuk ka asnjë rrezik se mund të largohet e po ashtu ai ofroi si garanci shumën prej 200 mijë eurosh, por asnjë shkallë e gjykatës nuk e ka pranuar paktin me të!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "URDHRAT ZAKONISHT ZBATOHEN"/ Paralajmëron zyrtari moldav: Rusia mund të godasë Ukrainën nga Transnistria
Previous article ZYRTARE/ Vendoset gjithçka! Derbi i kryeqytetit, Dinamo-Tirana do të zhvillohet në…

s.autor

Postime të ngjashme

TRAFIK I RËNDUAR DHE RADHË KILOMETRIKË NË KTHIM NGA JUGU/ Kolona automjetesh nga “Tuneli i Llogarasë” drejt Vlorës Aktualitet

TRAFIK I RËNDUAR DHE RADHË KILOMETRIKË NË KTHIM NGA JUGU/ Kolona automjetesh nga “Tuneli i Llogarasë” drejt Vlorës

KTHEU MAGAZINËN NË PLANTACION DROGE/ Shqiptari arratiset pasi Gjykata italiane e liron! E tradhtoi ADN-ja në cigare dhe furçën e dhëmbëve Aktualitet

KTHEU MAGAZINËN NË PLANTACION DROGE/ Shqiptari arratiset pasi Gjykata italiane e liron! E tradhtoi ADN-ja në cigare dhe furçën e dhëmbëve

ZJARRET NË VEND/ Aktualisht vetëm 5 vatra janë ende aktive, monitorohen nga Emergjencat! Vijon lufta nga ajri dhe toka Aktualitet

ZJARRET NË VEND/ Aktualisht vetëm 5 vatra janë ende aktive, monitorohen nga Emergjencat! Vijon lufta nga ajri dhe toka

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT