• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
REFUZOI TË ABORTONTE/ Klodiana tregon sjellen barbare të ish-bashkëshortit: Më shkelmoi në bark
Home
Aktualitet
Kronikë

REFUZOI TË ABORTONTE/ Klodiana tregon sjellen barbare të ish-bashkëshortit: Më shkelmoi në bark

10 December, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Klodiana është qytetarja nga Berati që ka rrëfyer këtë të dielë për shqiptarët vuajtjet që ka kaluar me ish-bashkëshortin.

Ajo tregoi në rubrikën “Ka Një Mesazh Për Ty” ne TV Klan se në moshën 35-vjeçare, familja e martoi me mblesëri. Bashkëshortin e takoi vetëm 3 herë para se të bënte martesën dhe të emigronte bashkë me të në Greqi.

Klodiana tha se bashkëshorti e dhunonte fizikisht dhe psikologjikisht, por pas disa kohësh mbeti shtatzënë.

“15 ditët kanë qenë me sjellje të mirë, unë pak a shumë e kisha një çikë të vështirë, gjuhën s’e dija. Ish-bashkëshorti filloi ktheu komplet atë sjelljen, u bë agresiv, abuzonte.

Ngrihesha që në 4 t’i bëja për të ngrënë. Njëherë bëja makarona, por mishin e donte të përditshëm.

Në 4 të mëngjesit por që duhet ta bëja mishin të thekëruar, të skuqur me makarona, po. Duhet ta hante, të bëja edhe kafen gati. Vinte pronari na merrte dhe na çonte te toka, te puna.

Edhe fizikisht, edhe psikologjikisht ka qenë më e vështirë. Me kërcënime nga më të ndryshmet.

S’kam bërë asgjë, thjesht kam qenë shumë e urtë, shumë e qetë, thosha hë se do kthejë, hë se kështu, mbase është hera e parë, s’ia di rëndësinë ç’është burri. E duroja me një fjalë”, u shpreh ajo.

Ajo deklaroi se kur mbeti shtatzënë, ish-bashkëshorti i kërkoi që të abortonte, por kur ajo nuk pranoi e shkelmoi në bark, duke bërë që ajo të përfundonte në spital.

“Kam qenë tre muajshe e gjysmë për 4, kisha kaluar, ka qenë mëngjes herët që unë punoja në një restorant dhe e lija punën në 1 të natës dhe deri në 3 të mëngjesit sa binte trupi në qetësi, qaja nga frika, si do e mbaj këtë fëmijë, si e mora përsipër dhe në 4 të mëngjesit i ka rënë derës. Aty gërthita se e pashë, u tremba më shumë por gjatë kësaj pjese, kur merrte në telefon, bënte kërcënime “o hiqe, po të erdha do të të vras” dhe kur ka ardhur aty ka thyer derën dhe më ka gjuajtur. “A të thashë që do të vij të të gjej dhe ti fëmijën duhet ta kesh hequr?”, tha. Më ka gjuajtur, unë kam rënë pa ndjenja.

Më gjuajti 2-3 herë, më gjuajti edhe në bark, ka qenë janar, me një palë këpucë siç vishen, si kambale, kanë ardhur komshinjtë. Unë veten e kam parë në maternitet. Kur jam përmendur pas 48 orësh, kam pyetur vetëm për fëmijën. Doktori më ka thënë “bëhu e fortë, të jesh ti mirë fizikisht, qetësohu. Fëmijën e ke mbarë, shumë mirë e ke”, theksoi ajo.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I DËNUAR ME 20 VITE BURG PËR TRAFIK DROGE/ Arrestohet nga pala greke në Kakavijë shqiptari i shumëkërkuar
Previous article MERRET VENDIMI/ Gjykata jep 40 ditë burg për ‘baronin e drogës’ Gëzim Çelaj: Ja kartela kriminale e trafikantit

s.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT NË PYLLIN E SODËS/ Përplaset motori, një person i plagosur Aktualitet

AKSIDENT NË PYLLIN E SODËS/ Përplaset motori, një person i plagosur

"KSAMILI MES 50 PLAZHEVE MË TË MIRA TË BOTËS..."/ Big 7 Travel: Uji i kaltër i detit dhe rëra e bardhë po magjepsin turistët Aktualitet

"KSAMILI MES 50 PLAZHEVE MË TË MIRA TË BOTËS..."/ Big 7 Travel: Uji i kaltër i detit dhe rëra e bardhë po magjepsin turistët

PO KTHEHEJ PREJ PUNE KUR U PËRPLAS PËR VDEKJE NGA MAKINA/ Si u la 4 orë pa ndihmë babai i tre fëmijëve në Durrës, shoferi ia mbathi Aktualitet

PO KTHEHEJ PREJ PUNE KUR U PËRPLAS PËR VDEKJE NGA MAKINA/ Si u la 4 orë pa ndihmë babai i tre fëmijëve në Durrës, shoferi ia mbathi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT