• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MERRET VENDIMI/ Gjykata jep 40 ditë burg për ‘baronin e drogës’ Gëzim Çelaj: Ja kartela kriminale e trafikantit
Home
Aktualitet
Kronikë

MERRET VENDIMI/ Gjykata jep 40 ditë burg për ‘baronin e drogës’ Gëzim Çelaj: Ja kartela kriminale e trafikantit

10 December, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një gjykatë në qytetin e Ferizajt në Kosovë, i shqiptoi masën e paraburgimit prej 40 ditësh shtetasit shqiptar Gëzim Çelaj, i cili u arrestua një ditë më parë në bazë të një urdhër arresti të lëshuar nga autoritetet e Shqipërisë nën dyshimet për përfshirje në trafikim narkotikësh dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve.

Gëzim Çelaj u arrestua në fshatin Dardani të komunës së Ferizajt në një operacion të bashkërenduar ndërmjet policisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë.

Policia e Kosovës tha se i dyshuari në momentin e arrestimit ishte në shoqëri me dy gra shtetase të Shqipërisë dhe një burri nga Kosova që dyshohet se e kishte strehuar të kërkuarin për një kohë në shtëpinë e tij në një fshat të Vitisë, në Kosovën lindore.

Policia shqiptare tha ndërkaq se arrestimi u krye në kuadër të një operacioni policor ndërkombëtar me emrin e koduar “Fundi i trishtë”, në të cilin ishin përfshirë edhe agjencitë ligjzbatuese të vendeve partnerë strategjikë.

Policia shqiptarë tha se “Gëzim Çelaj (Çela), 55 vjeç, është i lindur dhe banues në Krujë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Tiranë, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, thuhet në një njoftim.

Gjithashtu, thuhet më tej, “ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi ish-Gjykata e Krimeve të Rënda e ka dënuar me 10 vjet e 8 muaj burgim, për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municione luftarake”, pasi që me datën 12 qershor të vitit 2014, në orët e para të mëngjesit, është kapur në flagrancë shtetasi R. H., me lëndë narkotike kokainë, e cila ishte nisur nga Kosova në Shqipëri, për llogari të shtetasit Gëzim Çelaj. Në banesat e këtij të fundit, në Kurbin dhe në Tiranë, janë ushtruar kontrolle dhe janë gjetur dhe sekuestruar 207 kg kanabis sativa, 22 kg heroinë, 500 gramë kokainë dhe 14 armë zjarri të llojeve të ndryshme”.

Policia shqiptare tha se 55 vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar edhe nga Italia “pasi në vitin 2012, autoritetet gjyqësore italiane e kanë dënuar me 19 vjet, 9 muaj e 29 ditë burgim, për kryerjen e veprave penale “Organizator i migrimit ilegal” dhe “Organizatë kriminale për shfrytëzim prostitucioni”./

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article REFUZOI TË ABORTONTE/ Klodiana tregon sjellen barbare të ish-bashkëshortit: Më shkelmoi në bark
Previous article "MBRETI I MASHTRIMIT E GLOBAL"/ Lufta e Spanjës për të ekstraduar biznesmenin shqiptar nga Dubai

s.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT NË PYLLIN E SODËS/ Përplaset motori, një person i plagosur Aktualitet

AKSIDENT NË PYLLIN E SODËS/ Përplaset motori, një person i plagosur

"KSAMILI MES 50 PLAZHEVE MË TË MIRA TË BOTËS..."/ Big 7 Travel: Uji i kaltër i detit dhe rëra e bardhë po magjepsin turistët Aktualitet

"KSAMILI MES 50 PLAZHEVE MË TË MIRA TË BOTËS..."/ Big 7 Travel: Uji i kaltër i detit dhe rëra e bardhë po magjepsin turistët

PO KTHEHEJ PREJ PUNE KUR U PËRPLAS PËR VDEKJE NGA MAKINA/ Si u la 4 orë pa ndihmë babai i tre fëmijëve në Durrës, shoferi ia mbathi Aktualitet

PO KTHEHEJ PREJ PUNE KUR U PËRPLAS PËR VDEKJE NGA MAKINA/ Si u la 4 orë pa ndihmë babai i tre fëmijëve në Durrës, shoferi ia mbathi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT