Izolimi për shkak të pandemisë ka lënë pezull çështje të rëndësishme politike, sikundër dhe reformën zgjedhore.
Deputeti, Myslim Murrizi, për Ora News thotë se asnjëra nga palët nuk ka vullnet për të shkuar drejt hapjes së listave ndaj dhe kanë gjetur si zgjidhje zvarritjen e kësaj reforme.
Për Murrizin nuk nevojitet asnjë shpikje në këtë drejtim, mjafton të merret një nga kodet elektorale të një prej 28 vendeve të BE dhe të implementohet.
Murrizi: Kurrë politikanët shqiptarë nuk kanë pasur kompromis për interesat e qytetarëve, kanë pasur vetëm pazar për të ruajtur karriget e tyre. 2 marsi nuk ishte protestë për Kushtetutën. Kushtetuta është bastarduar, shkelur, grisur dhe djegur me 21 prill të 2008 kur ju hoq e drejta qytetarëve të votojnë, të zgjedhin. Do të shohin me hir apo pahir tre fytyra që bëjnë lista paçavure. Nuk do asnjë që të ecë përpara reforma zgjedhore. Këta që ishin prej një viti të zemëruar dhe e donin njëri-tjetrin në hell tani komunikojnë me skype dhe i tundin kokën njëri-tjetrin.
Votat i kanë, dakordësinë tonë e kanë nëse shkojnë drejt një sistemi që qytetarët të zgjedhin vetë deputetët.Të marrin një nga kodet e vendeve të BE ku aspirojmë të shkojmë, nëse kjo BE do ti rezistojë fundit të pandemisë, dhe ta votojmë që nesër. Çfarë është ky Komison shty dhe shtyj? Nuk do as Rama, as Basha dhe as Monika. PD ka rënë në gjumë nga qershori i 2019. Nuk kam dëgjuar të kërkojë më zgjedhje të parakohshme dhe kur do të jenë më të parakohshme?


