• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
REFORMA ZGJEDHORE/ Kërkesa e PD që shfryu “tullumbacen 184” të Dibrës
Home
Politikë

REFORMA ZGJEDHORE/ Kërkesa e PD që shfryu “tullumbacen 184” të Dibrës

2 July, 2020 Delo.autor Politikë

Partitë politike dhe kandidatët e tyre do të kenë të drejtën që të organizojnë transportin e zgjedhësve drejt qendrave të votimit në ditën e zgjedhjeve.

Ekspertët e Komisionit Parlamentar për Reformën Zgjedhore kishin propozuar më herët në draftin e tyre vendosjen e një neni në Kodin Zgjedhor që sanksiononte qartë se “Subjekteve zgjedhore dhe kandidatëve u ndalohet të organizojnë, kryejnë apo mbulojnë shpenzimet, vetë ose nëpërmjet të tretëve, për transportin e zgjedhësve drejt qendrës së votimit”.

Pas mbledhjes së tryezës së Këshillit Politik në 16 Qershor, pyetur nga mediat nëse do të ndalohet transporti i zgjedhësve nga partitë politike, përfaqësuesi i mazhorancës Damian Gjiknuri deklaroi se ky nen ishte lënë në vullnetin e Partisë Demokratike.

“Ja kemi lënë Partisë Demokratike ta vendosë. Si të dojë Partia Demokratike. Kaq e thjesht është, ta marrin ata vendimin”, theksoi Gjiknuri.

Dhe vendimi i Partisë Demokratike nuk vonoi. Mësohet se në mbledhjen e fundit të Këshillit Politik, PD-LSI kanë kërkuar që të mos ndalohet transporti i zgjedhësve dhe dokumenti i cili i kaloi Kuvendit si produkt i kësaj tryeze nuk e ka ketë nen të propozuar nga ekspertët për ndalimin e këtij aktiviteti nga partitë.

Ky qëndrim i opozitës jashtëparlamentare e shfryn edhe më tej “tullumbacen” e dosjes së famshme 184 të zgjedhjeve në Dibër. Një nga përgjimet e publikuara në media dhe reklamuara fuqimisht si skandal nga ana e PD-LSI në këtë dosje ishte dhe biseda e kordinatorit politik socialist Damian Gjiknuri me drejtuesit e shtabit socialist në Dibër ku interesohej nëse ishin marrë masat për transportin e zgjedhësve drejt qendrave të votimit. Marrë parasysh edhe faktin se zonat rurale në Dibër i kanë qendrat e votimit në distancë shumë të largët dhe në rastet e pamundësisë së udhëtimit, partitë organizonin transportin.

Me kërkesën për mosndalimin e të drejtës së partive dhe kandidatëve për të organizuar dhe mbuluar transportin, PD-LSI kanë konfirmuar dy të vërteta.

E para, se e gjithë tymnaja e ngritur rreth përgjimeve të Dibrës ka qenë thellësisht akuzë politike pasi transporti i zgjedhësve nga partitë dhe kandidatët paska qenë i lejuar me ligj dhe nuk përbënte asnjë shkelje ligjore, aq më pak skandal.

E dyta, se skema e transportit të zgjedhësve nuk paska asnjë gjë problematike në vetvete në raport me integritetin e votës dhe zgjedhjeve. Përndryshe, nuk kishte se pse PD dhe LSI të kërkonte që të ruhej si e drejtë e partive edhe për zgjedhjet e ardhshme.

Ky element mund të ishte ndoshta i vetmi ku PD-LSI mund të investoheshin për të sanksionuar diçka në Kodin Zgjedhor.

Për të mbajtur gjallë “tullumbacen 184” të Dibrës, PD-LSI u ka mbetur tashmë vetëm mundësia të propozojnë heqjen nga fjalori i gjuhës shqipe të shprehjes “termet, termet” ashtu sikurse të kërkojnë që partive politike tu ndalohet e drejta për të patur objektiva elektorale apo të pyesin shtabet për pritshmërinë e rezultatit zgjedhor.v

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DITA BOTËRORE E GAZETARËVE TË SPORTIT/ Duka me mesazh urimi: Keni një rëndësi të madhe për shoqërinë
Previous article KORONAVIRUSI/ Studentët e mjekësisë në "zonë rreziku" ndaj COVID-19, hyjnë brenda rrethimit të karantinës për të dhënë provimet

Delo.autor

Postime të ngjashme

URDHRI I RAMËS/ Qytetarët përballë deputetëve, nisin takimet e platformës ‘Besa’ në Korçë! Pensionet, rrugët dhe pronat kryesojnë shqetësimet Politikë

URDHRI I RAMËS/ Qytetarët përballë deputetëve, nisin takimet e platformës ‘Besa’ në Korçë! Pensionet, rrugët dhe pronat kryesojnë shqetësimet

PAS GJASHTË JAVËSH PUSHIME/ Parlamenti rikthehet më 8 shtator! Zbardhet rendi i ditës, ja 3 pikat që do diskutohen Politikë

PAS GJASHTË JAVËSH PUSHIME/ Parlamenti rikthehet më 8 shtator! Zbardhet rendi i ditës, ja 3 pikat që do diskutohen

RAMA NISET DREJT CERNOBBIOS/ Merr pjesë në Forumin “Intelligence on the World, Europe and Italy” Politikë

RAMA NISET DREJT CERNOBBIOS/ Merr pjesë në Forumin “Intelligence on the World, Europe and Italy”

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT