• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
REFORMA ZGJEDHORE/ Gjiknuri: I kemi bërë shumë lëshime opozitës, teknologjia 100% është pika ku ndahemi, sistemi danez dhe…
Home
Politikë

REFORMA ZGJEDHORE/ Gjiknuri: I kemi bërë shumë lëshime opozitës, teknologjia 100% është pika ku ndahemi, sistemi danez dhe…

30 May, 2020 s.autor Breaking News, Politikë

Bashkëanëtari i tryezës së Këshillit Politik, për reformën zgjedhore, Damian Gjiknuri, pas përfundimit të mbledhjes tha se deri më tani ka pasur arritje me konsensus për disa pika, ndërkohë që palët ndahen përsa i përket aplikimit 100% të teknologjisë në zgjedhje, dhe reformimit të administratës zgjedhore.

Gjiknuri tha se duke qenë se aplikimi 100% i teknologjisë kërkon kohë, i ka bërë propozim PD-së për aplikim më shumë se 10% (rekomandimi i ODIHR). Ai tha se maxhoranca ka bërë shumë lëshime, dhe ka rënë dakord me shumë propozime të PD-së, siç janë mbikqyrja e qendrave të votimit me kamera dhe mundësia për të rihapur kutitë nëse ka raportime për parregullsi.

“Së pari, sot trajtuam çështjen si prezantimi i aplikimit të sistemit të mundshëm elektoral, nisur nga ai danez, dhe nga diskutimi që u bë u ra dakord që çështja e sistemit të trajtohet në fazën e dytë të reformës zgjedhore. Pasi ky Këshill Politik, të mbarojë, pas miratimit të paketës ligjore, pika e parë e fazës së dytë, do jetë trajtimi i sistemit danez. Faza e dytë do ketë dhe ligjin për referendumet. Kalojmë te faza e parë. Pikat që na mbajnë të ndarë janë përfshirja 100% e teknologjisë, dhe reformini i administratës zgjedhore. Përsa i përket teknologjisë, vullneti ynë ishte i qartë, që të aplikohet identifikimi biometrik, por përtej dëshirës, se dëshira ekziston, ju drejtuam ODIHR-it, të cilët na thanë se sistemin elektronik duhet të aplikojmë pak nga pak, në masën 10%, ne tashmë kemim ofruar më shumë se 10%, ti zgjedhë PD zonat. Ok jemi të gatshëm 100%, hajde t’i drejt ODIHR-it, të na japin përgjigje pozitive dhe e bëjmë. Nga kjo pikëpamje, kjo përbën çështje të pazgjidhur. Dëshira është e madhe. Së dyti, edhe administrata jo politike që do të ketë sy politik, pra do ketë garanci, mund të jetë e pranueshme. Kemi ofruar hapjen e kutive. Këtë se ka bërë asnjë opozitë. Ne nuk na u dha mundësia 2009-2010 për vetëm një qark që të hapeshin kutitë. Ne po ua ofrojmë këtë mundësi në të gjithë Shqipërinë. Kush është ai i çcmendur që do mbushë kutitë kur e di që do hapen. Kjo është një transparencë që se ka pasur asnjë opoz. Përfshirja e monitorimit të qendrave të votimit me kamera. Nëse ka raportime për shkelje, merret kamera dhe shihet, provohet akuza. Dhe kjo është një garanci. Kemi vënë shumë garanci tjera. Që të mos ketë prezenca rreth qendrave të votimit, vetëm përfaqësues dhe media. Kemi pranuar çështjen e financimit. Kemi garantuar depolitizim të administratës. Katër muaj para zgjedhjeve partitë nuk mund të bëjnë propagandë politike. Tani mbetemi vetëm te administrata zgjedhore dhe teknplogjia”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TË SHTËNA ME ARMË NË SHIJAK/ Plagoset në këmbë një 28-vjeçar (EMRI)
Previous article ZGJEDHORJA/ Rudina Hajdari del me nerva nga tryeza e Këshillit Politik: Kërkova të rrinim këtu sonte, s’morën përgjigjet që donin dhe ikën. Pse s’pranojë...

s.autor

Postime të ngjashme

MARSHIMI/ Pas Kryeministrisë, protestuesit rrethojnë edhe AKSHI-n: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

MARSHIMI/ Pas Kryeministrisë, protestuesit rrethojnë edhe AKSHI-n: Rama jep dorëheqjen

"JE I RRETHUAR..."/ Protestuesit thirrje Ramës: Ik nga Kryeministria se të pret qelia Aktualitet

"JE I RRETHUAR..."/ Protestuesit thirrje Ramës: Ik nga Kryeministria se të pret qelia

PAMJET/ U largua nga grupi i PS, deputetja Marjana Koçeku del në protestë Politikë

PAMJET/ U largua nga grupi i PS, deputetja Marjana Koçeku del në protestë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT