• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
REFORMA ZGJEDHORE/ Gjiknuri fton Bylkybashin dhe Vasilin në tryezë më 26 maj: Mund të zhvillohet edhe në çdo datë tjetër përpara
Home
Politikë

REFORMA ZGJEDHORE/ Gjiknuri fton Bylkybashin dhe Vasilin në tryezë më 26 maj: Mund të zhvillohet edhe në çdo datë tjetër përpara

22 May, 2020 Delo.autor Politikë

Bashkëkryetari për Komisionin Parlamentar për Reformën Zgjedhore Damian Gjiknuri me anë të një letre i ka bërë kërkesë Oerd Bylykbashit dhe Petrit Vasilit që të ulen për të biseduar e zhvilluar më tej këtë reformë.

Gjiknuri kërkon që tryeza për Reformën Zgjedhore të zhvillohet përpara datës 26 maj.

Letra e dërguar nga Damian Gjiknuri për Bylykbashin dhe Vasilin:

Të nderuar Zoti Oerd Bylykbashi dhe Zoti Petrit Vasili,

Sikurse jeni në dijeni, mbledhja e njoftuar dhe dakordësuar e datës 18 Maj 2020 nuk u bë e mundur për shkak të mungesës suaj, pa një njoftim zyrtar drejtuar grupit të punës së Këshillit Politik.

Në cilësinë e bashkëkryetarit të Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore dhe anëtarit të tryezës politike të Grupit Negociator të ngarkuar nga Këshilli Politik, në datën 20 Maj 2020 ju propozova dy data opsionale për zhvillimin e tryezës së rradhës, me të njëjtin rend dite me atë të mbledhjes së datës 18 Maj, në të cilën ju nuk u paraqitët.

Kërkesa ime sa më lart nuk mori një përgjigje nga ju duke pamundësuar zhvillimin e tryezës në datat 21 dhe as 22 Maj.

Gjej rastin të shpreh keqardhje për disa deklarime tuajat publike ku pretendohet se propozimet e depozituara prej jush në tryezën e grupit negociator nuk kanë marrë përgjigje. Ashtu sikurse ju e dini, grupi i përbashkët i ekspertëve ka punuar mbi draftet e paraqitura në tryezë, duke marrë edhe opinionet e nevojshme nga ODIHR, Këshilli i Evropës dhe NDI.

Sikurse sëbashku jua kërkuam në mbledhjen e fundit, ekspertët e përbashkët kanë formuluar amendamente konsensuale për Kodin Zgjedhor duke marrë në konsideratë një pjesë të konsiderueshme të propozimeve tuaja. Amendamentet e hartuara nga grupi i ekspertëve referuar rolit të policisë në zgjedhje, rolit të prokurorisë, sanksionimit të trajtimit nga SPAK të krimeve të korrupsionit zgjedhor,  forcimit të mekanizmave për sinjalizuesit e shkeljeve zgjedhore dhe mbrojtjen e tyre, përcaktimin e periudhave zgjedhore, adresimit të kuotave gjinore, elementët e teknologjisë në monitorimin e qendrave të votimit etj, presin miratimin tonë në nivel të tryezës politike.

Mbledhja e 18 Majit e cila nuk u bë e mundur të zhvillohej, pritej që të na çonte në dakordësimin në nivel politik të këtyre çështjeve ashtu sikurse do të përqëndroheshim më tej tek puna për gjetjen e konsensusit për çështjet për të cilat ende kemi qëndrime të ndryshme. Duke shfrytëzuar këtu edhe ekspertizën ndërkombëtare të sipërcituar, sikurse e kemi sanksionuar në dokumentin e përbashkët të marrëveshjes politike të 14 Janarit.

Nisur nga nevoja urgjente e adresimit të këtyre çështjeve dhe fakti se po afron data 31 Maj si koha kur sëbashku ishim angazhuan për përmbylljen e procesit brenda tryezës së negociatave, ju ripropozoj pa humbur kohë:

Zhvillimin e tryezës së grupit negociator të Këshillit Politik në datën 26 Maj 2020, ora 10:00 në mjediset e Pallatit të Kongreseve. Mbledhja mund të zhvillohet edhe në çdo datë tjetër përpara 26 Majit, mjafton që ju ta keni të mundshme pjesëmarrjen.

Në pritje të konfirmimit tuaj,

DAMIAN GJIKNURI

Bashkëkryetar i Komisionit Parlamentar për Reformën Zgjedhore

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KOMENTON DEKLARATËN E KIM/ Meta: Nuk e ka me mua se s’bëj pazare dhe nuk ndjek axhendën as të Bashës dhe as të Monikës
Previous article HOQI DORË NGA LSI PËR TË KRIJUAR PARTINË E RE? Meta: S’kam nevojë. Do jem në detyrë deri më 24 korrik 2022

Delo.autor

Postime të ngjashme

PAS PROTESTAVE TË DHUNSHME NË TIRANË/ Rama hap garën për rinovimin e institucioneve! Urdhër ministrave t'u kërkojnë dorëheqjet drejtorëve Breaking News

PAS PROTESTAVE TË DHUNSHME NË TIRANË/ Rama hap garën për rinovimin e institucioneve! Urdhër ministrave t'u kërkojnë dorëheqjet drejtorëve

“NUK KA ZGJEDHJE, POR FARSË”/ Berisha: Të shtunën protesta më e madhe kombëtare në mbështetje të studentëve Politikë

“NUK KA ZGJEDHJE, POR FARSË”/ Berisha: Të shtunën protesta më e madhe kombëtare në mbështetje të studentëve

PROCESI I BERLINIT NË BUDVA/ Rama: Shqipëria me tregues pozitivë. Merz: Zgjerimi duhet të vazhdojë Breaking News

PROCESI I BERLINIT NË BUDVA/ Rama: Shqipëria me tregues pozitivë. Merz: Zgjerimi duhet të vazhdojë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT