• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
REFORMA ZGJEDHORE/ Deputeti i opozitës: Rama do futet në histori, ka bërë revolucion
Home
Politikë

REFORMA ZGJEDHORE/ Deputeti i opozitës: Rama do futet në histori, ka bërë revolucion

10 June, 2020 F.autor Politikë

Kryetari i grupit të Pavarur në Kuvendin e Shqipërisë Nimet Musai deklaroi në studion e Report Tv përballë gazetarit Besard Jacaj se është gati të heqë dorë nga tre kërkesat për reformën zgjedhore dhe të votojë në Kuvend draftin e Këshillit Politik nëse do të marrë fjalën e kryeministrit Edi Rama sonte në orën 19:00 se listat e hapura, depolitizimi dhe vota e emigrantëve do të realizohen në fazën e dytë.

Konkretisht, Musai u pyet nëse do të votojë pro reformës zgjedhore në Kuvend nëse Edi Rama do u japë garanci se tre kushtet e tyre do të realizohen më vonë, pra në fazën e dytë dhe përgjigja ishte “Absolutisht dhe Rama do të ngelet një nga politikanët që vazhdon në karrierën e tij të bëjë ndryshime thelbësore në këtë vend dhe do të mbetet një nga kryeministrat që në momente të caktuara i ra barra e madhe për tërmetin, për COVID dhe reformën zgjedhore dhe nëse do të arrijë të bëjë edhe këtë, kryeministri i vendit tonë Edi Rama, do të ngelet në histori si një nga kryeministrat që ka bërë revolucionin më të madh në Shqipëri” tha ai.

Musai vlerësoi faktin që Edi Rama do i presë sonte. “Është kënaqësi që kryeministri Edi Rama pranoi kërkesën tonë dhe në orën 19:00 do të jemi në një tryezë, çfarë ne kërkojmë që të ndodhë. Ambasadorja Kim na priti, është kënaqësi që ajo uli palët pas 2 vitesh të politikës shqiptare. Ishte meritë e Yuri Kim që i uli palët.

Por ai këshill politik nëse do të kishte vepruar në rekomandimet e OSBE-së, duhet të kishte kaluar pikën kyçe, depolitizimin dhe votën e emigrantëve. Te komisioni i reformës zgjedhore jemi 7-7. Në momentin që ndërkombëtarët futën në lojë këshillin politik për të dakordësuar palët. Ne kemi kërkuar një kod që të hapte listat. Ne do të vijojmë negociimet që minimalisht të jenë rekomandimet e OSBE-së. Për listat e hapura komisioni ka mundësi të diskutojë.

Të gjithë bashkë ne kemi ardhur për një kauzë, ne reformat po i bëjmë për të ardhmen e Shqipërisë. Kodi nuk është për ne, por për të gjithë shqiptarët, si në Kosovë, ku vota ishte perfekte. Pastaj qeverisjet, janë tjetër gjë. Ne për të ardhmen e Shqipërisë ne nuk do të bëhemi pengesë për ta votuar. Shpresoj se me faktorin ndërkombëtar, pavarësisht se zoti Balla po luan, mazhoranca po luan. Balla po luan, do të kalojë reformën zgjedhore edhe me këshillin politik jo me ne.

Sot kam pasur një mbledhje me grupin, jemi në momente finale të kauzës dhe nuk pata nga kolegët asnjë indikacion. Por Balla ndoshta kërkon ta kalojë këtë draft, ne i qëndrojmë. Ne do ta dëgjojmë kryeministrin. Vota e diasporës është kërkesë e shumicës, depolitizimi është kërkesë e OSBE-së dhe listat e hapura ka disa forma, gjysëm të hapura, etj. Ne do ta dëgjojmë kryeministrin” tha ai.

Por cfarë i tha Myslim Murrizi ambasadores së SHBA-së në takim? “Karakteri i zotit Murrizi nuk ndryshon si me Ramën, si me ambasadorin është i njëjtë. Zoti Murrizi kërkoi dhe ambasadorit Soreca se është nëse një nga draftet e vendeve të BE-së do të thoshte votoni këtë do të ishim të dakordësuar për ta votuar” tha Musai.

I pyetur si i ka marrëdhëniet me LSI-në, forcë nga ku doli deputet dhe nëse ka shans që të garojë për këtë parti në 2021, ai tha “Kontaktet nuk i kemi pasur për tu ulur në tavolinë, por me miqtë vijon e njëjta marrëdhënie reciproke. Në 2021 me listat e hapura do të isha deputet. Deri në fund të korrikut do të ketë edhe lëvizje të tjera. Nuk ka asnjë shans të rikthehem te LSI, asnjë shans dhe mundësi” përfundoi ai.

Rrjedhja e parë nga opozita parlamentare ishte deputetja Suzana Topi, që deklaroi hapur se do të votonte pro draftit të reformës zgjedhore në Kuvend, ndërsa një gjë të tillë e paralajmëroi edhe Lefter Maliqi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SITUATA E PAZAKONTË NË LIBRAZHD/ Reagon Balla: Po merren masa, rruga drejt Elbasanit është e pakalueshme!
Previous article MOT I PA ZAKONTË ME RREBESHJE SHIU NË LIBRAZHD/ Uji vërshon nëpër banesa, bllokohet qendra e qytetit (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

FIKU TELEFONIN PASI U LARGUA NGA GRUPI I PS/ Çfarë postonte një javë më parë deputetja Koçeku: Shqipëria ka nevoje... Politikë

FIKU TELEFONIN PASI U LARGUA NGA GRUPI I PS/ Çfarë postonte një javë më parë deputetja Koçeku: Shqipëria ka nevoje...

REPLIKON ME PROTESTUESIT/ Rama: Mendon ndryshe nga unë, por nuk shan dhe nuk deliron online Politikë

REPLIKON ME PROTESTUESIT/ Rama: Mendon ndryshe nga unë, por nuk shan dhe nuk deliron online

HELENA KAÇE QË HAPI KONGRESIN E PS/ Thirrje neomalësores: Dorëzo Mandatin! Politikë

HELENA KAÇE QË HAPI KONGRESIN E PS/ Thirrje neomalësores: Dorëzo Mandatin!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT