• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
REFORMA ZGJEDHORE/ 6 propozime të opozitës në tryezën e diskutimeve
Home
Politikë

REFORMA ZGJEDHORE/ 6 propozime të opozitës në tryezën e diskutimeve

3 June, 2020 F.autor Politikë

Vazhdon dita e dytë e negociatave për reformën zgjedhore, tashmë nën drejtimin e ambasadorëve të SHBA, BE dhe Britanisë së Madhe. Edhe sot katërshja e tryezës së dialogut politik është mbledhur në rezidencën e ambasadores amerikane Yuri Kim.

Takimi i nisur në 11:00 u ndërpre rreth mesditës, për t’u dhënë mundësi palëve të konsultoheshin me drejtuesit përkatës. Gjatë kësaj pauze socialisti Damian Gjiknuri iu drejtua Kryeministrisë, ndërsa dy përfaqësuesit e opozitës jashtëparlamentare, Bylykbashi dhe Vasili, shkuan në selinë e Partisë Demokratike, ku më pas mbërriti edhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Palët kanë në tryezë një propozim me 6 pika nga opozita e bashkuar. Propozimi i parë ka të bëjë me qendrat e votimit dhe identifikimin biometrik të votuesve. Sipas opozitës, palët bien dakord për të zbatuar identifikimin biometrik në të gjithë Shqipërinë.

Sa i përket qendrave të votimit, opozita ka propozuar një formulë edhe për përbërjen e tyre, me 3 komisionerë të propozuar nga partitë politike me fuqi vendimmarrëse, të cilët do të trajnohen nga KQZ. Ndërsa 4 komisionerë, me fuqi vëzhguese, do të emërohen drejtpërdrejt nga partitë.

PD është tërhequr nga propozimi i saj duke pranuar variantin e PS për riformulimin e KQZ, por PD kërkon të propozojë kandidatin për kryekomisioner. PD dhe aleatët sugjeron që trupi i apelimit të ketë 5 anëtarë, trupi rregullator të ketë nga 3 deri në 5 anëtarë, ndërkohë kërkohet që KQZ të ruajë të drejtën për të urdhëruar rinumërim të pjesshëm.

Opozita kërkon edhe një rikompozim të qendrave të numërimit. Bie dakord me formulën e komisioneve të numërimit me 1 anëtar të propozuar nga KQZ ose 3+3 vëzhgues të vënë nga partitë politike në tavolinë, ose 4 përfaqësues të propozuar nga partitë më të mëdha politike në vend.

Opozita është tërhequr nga propozimi që ankimimi të ndodhte në Kolegjin Zgjedhor me gjyqtarë që nuk e kanë kaluar procesin e vetting-ut, por ankimi të ndodhë në Gjykatën Kushtetuese, pra me gjyqtarë që e kanë kaluar procesin e vetting-ut.

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, ka njoftuar një tjetër komunikim me median pasditen e sotme. Ndërkohë mbrëmë, pas 9 orë negociatash, së bashku me kolegët e saj që përfaqësojnë Brukselin dhe Londrën, Kim theksoi se reforma zgjedhore duhet të mbyllet sot dhe se duhej hequr dorë nga kërkesat që binin ndesh me rekomandimet e ODIHR.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article QEVERIA E RE NË KOSOVË/ Balla uron Hotin: Punë të mbarë në rrugëtimin e përbashkët me Shqipërinë drejt BE
Previous article ABUZIMI I 15 VJEÇARES/ U shkarkua sot, por ja momenti kur drejtori i shkollës pranonte se kishte shkelur ligjin

F.autor

Postime të ngjashme

HAPET SHKOLLA KOMBËTARE E FLUTURIMIT/ Rama: Do të stërvitim edhe pilotë të NATO-s dhe Kosovës Politikë

HAPET SHKOLLA KOMBËTARE E FLUTURIMIT/ Rama: Do të stërvitim edhe pilotë të NATO-s dhe Kosovës

PËRPLASJET E DHUNSHME NË PROTESTË/ Lamallari: Policia e ka bërë detyrën në mënyrë të përkryer Politikë

PËRPLASJET E DHUNSHME NË PROTESTË/ Lamallari: Policia e ka bërë detyrën në mënyrë të përkryer

PROTESTAT/ Rama: Ka shumë për të reflektuar nën “koren e zezë” ku janë mbledhur dështakët Breaking News

PROTESTAT/ Rama: Ka shumë për të reflektuar nën “koren e zezë” ku janë mbledhur dështakët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT