Është pezulluar nga detyra drejtori i shkollës 9-vjeçare “Azem Hajdari”, ku studionte 15-vjeçarja, e cila u abuzua seksualisht nga 65-vjeçari Abaz Doku, si dhe 3 të rinj tjerë.
Mësohet se drejtori i këtij institucioni, Besnik Daci, do të pezullohet nga detyra deri në përfundim të plotë të hetimit administrativ dhe sqarimin e rrethanave te ngjarjes nga organet kompetente.
I pyetur nga mediat, Daci u shpreh se të vetmet ankesa që kishte patur për rojen ishin ato te zerit të lartë, për te cilat ky i fundit e kishte këshilluar (sipas tij) që të sillej më etik në ambientet e shkollës.
Mirëpo, duket se ky nuk është i vetmi rast ku është i perfshirë Besnik Daci.
Dy vite më parë, në nje prej temave të trajtuara nga emisioni investigativ “Stop” drejtori i shkollës pranonte me zë dhe me figurë se kishte shkelur ligjin.
Në ngjarjen në fjalë, Besnik Daci pranon se ka futur me mik në pune një prej mësuesve të shkollë.
Pjesë nga biseda:
Drejtori, Besnik Daci: Absolutisht, që është bërë shkelje! Në rastin konkret, është shkelur ligji.
Gazetarja: Kush e ka shkelur ligjin?
Drejtori, Besnik Daci: E ka shkelur drejtori i shkollës, ky personi, që jam këtu. Unë e kam shkelur ligjin. Kam dashur t’u vetëdrejtohem, sepse vetë e kam shkelur ligjin. Dhe i kam sjellë një dëm material shtetit, 5800 lekë të vjetra, që jam i gatshëm, t’i arkëtoj këto lekë. I gatshëm t’i arkëtoj!
AlpeNews.al