• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“REFORMA ËSHTË KATASTROFË, FLASIN…”/ Basha hedh në sulm të ambasadorëve qytetarin gjerman që e promovon si këshilltar të CDU dhe…
Home
Politikë

“REFORMA ËSHTË KATASTROFË, FLASIN…”/ Basha hedh në sulm të ambasadorëve qytetarin gjerman që e promovon si këshilltar të CDU dhe…

26 June, 2020 s.autor Politikë

Lulzim Basha ka hedhur në sulm të ambasadorëve të huaj një qytetar gjerman që prej disa vitesh e prezanton si këshilltar politik të CDU-së gjermane, edhe pse kjo forcë politike përmes reagimeve të vazhdueshme ka mohuar çdo lidhje me të duke e konsideruar si një të panjohur.

Pavarësisht kësaj, PD e ka hedhur në sulm veçanërisht ndaj ambasadores së SHBA-së Yuri Kim dhe ambasadorit të Bashkimit Europian Luigi Soreca.

Fill pasi ambasadori i BE-së, Luigi Soreca shkruan në Tëitter se reforma në drejtësi po ecën përpara, Henze replikon duke i thënë se reforma në drejtësi është një katastrofë.

Fill pasi ambasadorja amerikane bën thirrje për bashkim dhe jo sulme ndaj reformës, Henze replikon duke i konsideruar deklaratat si marrëzi.

Soreca: Reforma në drejtësi po ecën përpara dhe zbatimi i saj duhet të vazhdojë. Është mirë të shohësh shumë të rinj shqiptarë – të gatshëm të jenë pjesë e sistemit të ri të drejtësisë.

Ne i urojmë gjithë të mirat për aplikantët e sotëm për magjistratë dhe këshilltarë, 277 kandidatë për 100 poste për këtë vit akademik të Shkollës së Magjistraturës. Shkolla ka në duart e saj të ardhmen e reformës në drejtësi dhe BE-në në anën e saj. Shqipëria ka nevojë për magjistratë të rinj që janë vërtet të pavarur, të gatshëm të rezistojnë nga ndërhyrjet

Henze: Ju po flisni shumë marrëzi. Reforma e sistemit të drejtësisë është një katastrofë, jam i sigurt që jeni në dijeni edhe për mendimet e Komitetit të Venecias. Çfarë do të thoshin italianët nëse Soreca do të prezantonte reformën në drejtësi? Më falni, gjykatat supreme do të jenë të shfuqizuara për vitet e ardhshme, mirë?

Tashmë, edhe në korridoret e Partisë Demokratike është bërë e qartë se Henze nuk përfaqëson asgje tjetër përveçse një qytetar të thjeshtë gjerman.

Ndërkohë, ajo ç’ka përbën edhe më qesharaken është fakti se si edhe mediat e reshtuara në krah me Partinë Demokratike vijojnë të mashtrojnë publikisht qytetarët duke e prezantuar si një këshilltar politik të Angela Merkelit, “krahu i djathtë” i saj siç e quajnë rëndom analistët e selisë blu.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article STUDENTËT NUK MERRNIN DIPLOMA/ Ministria e Arsimit i drejtohet Fakultetit të Ekonomisë: Janë shlyer të gjitha detyrimet, vonesa e papranueshme
Previous article NË PROCES GJYQËSOR/ Saimir Tahiri përgatitet për vendimin përfundimtar ditën e sotme

s.autor

Postime të ngjashme

"NUK ZGJATET ME DHUNË..."/ Neomalsorja akuza Ramës: Pushtetit i ka mbetur vetëm çizmja dhe prangat, jeni të pafuqishëm të bindni Politikë

"NUK ZGJATET ME DHUNË..."/ Neomalsorja akuza Ramës: Pushtetit i ka mbetur vetëm çizmja dhe prangat, jeni të pafuqishëm të bindni

PD BOJKOTOI SEANCËN/ PS 72 vota pro ndryshimeve në ligjin e SHISH! Ja ligjet e miratuara nga Kuvendi Politikë

PD BOJKOTOI SEANCËN/ PS 72 vota pro ndryshimeve në ligjin e SHISH! Ja ligjet e miratuara nga Kuvendi

"THONJTË E POLITIKËS SË DËSHTIMIT PO DALIN NË PAH"/ Rama: Protesta e bukur ia ka lënë vendin filmit të vjetër… Breaking News

"THONJTË E POLITIKËS SË DËSHTIMIT PO DALIN NË PAH"/ Rama: Protesta e bukur ia ka lënë vendin filmit të vjetër…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT