• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
REFORMA  E PRONËS/ Ja dy ndërhyrjet strategjike që do t’i japin fund kaosit 25 vjeçar
Home
Politikë

REFORMA E PRONËS/ Ja dy ndërhyrjet strategjike që do t’i japin fund kaosit 25 vjeçar

23 November, 2018 Isa.Autor Politikë

Të mërkurën Qeveria Shqiptare ka miratuar paketën ligjore për Reformën e Pronës, e cila së shpejti do të diskutohet dhe miratohet në Kuvend.

Kjo reformë ka në fokusin e saj krijimin e një Sistemi të Menaxhimit të Integruar të Tokës. Në këtë kuadër, qeveria ka planifikuar dy ndërhyrje strategjike për çeljen e një kapitulli të ri me pronat:

Projektligji për krijimiin e agjencisë unike të titujve të pronësisë, ku do të përfshihen kompetencat e institucioneve si ALUIZNI apo Hipotekat dhe ai për kuadrin e ri ligjor, për të mundësuar integrimin e proceseve dhe përmbylljen e proceseve tranzitore mbi pronën si legalizimet apo regjistrimi i AMTP-ve.

Integrimi i të gjitha proceseve që prekin pronën do të kryhet nëpërmjet krijimit të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, si institucioni shtetëror përgjegjës për administrimin e regjistrit të pasurive të paluajtshme, si dhe për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë.

Krijimi i kadastrës digjitale shumë-qëllimshme mundëson gjithashtu që çdo pronë të jetë e regjistruar, të jetë e pasqyruar saktë dhe të ketë një pronar të identifikueshëm.

Projektligji i dytë, ai për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë në vend, do t’i hapë rrugën zgjidhjes së çështjeve të mbartura me legalizimin e ndërtimeve pa leje, lëshimin dhe regjistrimin e AMTP-ve, si dhe përmirësim e regjistrit të të dhënave të pasurive.

Ky kuadër i i ri ligjor do të mundësojë eleminimin e çdo hallke të panevojshme, që shkakton barrë për qytetarët dhe për vetë strukturën shtetërore, përmes dixhitalizimit të të gjitha proceseve administrative të lidhura me pronësinë.

Kuadri i ri ligjor do t’i japë zgjidhje njëherë e mirë problematikave të mbartura në 25 vite, duke filluar që nga regjistrimi i titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore.

Po ashtu do t’i japë gjithashtu fund sorrollatjeve sa nga ALUIZNI tek ZVRPP. Shkurtimi i procedurave do të mundësojë regjistrimin e lejeve të legalizimit brenda një afati kohor 60 ditor. Kjo sepse kalimi i pronësisë mbi truallin do të jetë procedurë e njësuar me atë të legalizimit, falë krijimit të agjencisë unike.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E FUNDIT/ Tre në PRANGA për drogë, SHOFERI kur pa se po e ndiqte policia…
Previous article MERKATO E JANARIT/ Dy mbrojtësit i duan Milani dhe Roma, vjen ultimatumi i Juventusit

Isa.Autor

Postime të ngjashme

"NJË FINALE FUTBOLLI RREGULLOI..."/ Procesi i anëtarësimit në BE, Rama: Tre kapitujt e parë i mbyllim më 14 korrik Politikë

"NJË FINALE FUTBOLLI RREGULLOI..."/ Procesi i anëtarësimit në BE, Rama: Tre kapitujt e parë i mbyllim më 14 korrik

"TURIZMI U GODIT NGA NJË TERROR DIGJITAL"/ Rama: Sulm ndaj ekonomisë dhe sipërmarrjeve shqiptare Breaking News

"TURIZMI U GODIT NGA NJË TERROR DIGJITAL"/ Rama: Sulm ndaj ekonomisë dhe sipërmarrjeve shqiptare

VLERËSIMET NEGATIVE NDAJ BIZNESEVE/ Rama: Sulm i padëgjuar kriminal me logjikën e hurit dhe drurit! Me ndihmën e Google, sipërmarrjeve do u kthehen... Breaking News

VLERËSIMET NEGATIVE NDAJ BIZNESEVE/ Rama: Sulm i padëgjuar kriminal me logjikën e hurit dhe drurit! Me ndihmën e Google, sipërmarrjeve do u kthehen...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT