Tre persona jane arrestuar ne kuader te operacionit te koduar “Prita 2”, pasi akuzohen per trafik droge. Policia e Gjirokastres njofton se gjate aksionit u sekuestruan 30 kilogramë e 400 gramë Cannabis Sativa si dhe u shpall nje tjeter person ne kerkim.

Droga transportohej me nje automjet, drejtuesi i te cilit kur ka konstatuar se po ndiqej nga Policia, në afërsi të fshatit Sofratikë ka braktisur automjetin dhe është larguar duke përfituar nga errësira.
Njoftimi i policise
Operacioni në kuadër të kontrollit të territorit për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Ndalohen tre persona, shpallet në kërkim një tjetër.
Sekuestrohen 30 kilogramë e 400 gramë Cannabis Sativa.
Nga Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër u bë ndalimi i shtetasve:
– I. R, 47 vjeç, banues në Tepelenë
– B.Sh, 45 vjeç, banues në Tiranë.
– B.V, 32 vjeç, banues në Sarandë.
Pas informacioneve të marra në rrugë operative se me automjetin me targa AA 523 DF po transportohej një sasi lënde narkotike, janë organizuar shërbimet për kapjen e autorëve.
Drejtuesi i automjetit kur ka konstatuar se po ndiqej nga Policia, në afërsi të fshatit Sofratikë ka braktisur automjetin dhe është larguar duke përfituar nga errësira.
Nga kontrolli i automjetit është gjetur një sasi prej 30 kilogramë e 400 gramë lendë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa.
Policia ka ndaluar shtetasit e mësipërm pasi dyshohen se janë bashkëpunëtorë në këtë aktivitet pasi me automjetin me drejtues shtetasin B.V kryenin hapjen e rruges.
Gjithashtu është bërë shpallja në kerkim e shtetasit
K.R, 25 vjeç, banues në Tepelenë, pasi nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se ka qënë drejtues i automjetit me targa AA 523 DF ku u gjet lënda narkotike.
Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.


