• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
REFORMA E PENSIONEVE/ Gonxhja: Vendi, në momentin më të mirë ekonomik! Jemi më pranë BE-së
Home
Ekonomi

REFORMA E PENSIONEVE/ Gonxhja: Vendi, në momentin më të mirë ekonomik! Jemi më pranë BE-së

5 February, 2025 s.autor Ekonomi, Politikë

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja në fjalën e tij në Konferencën Ndërkombëtare për sfidat dhe ambiciet e reformës së re të sistemit të pensioneve, deklaroi se Shqipëria është sot në momentin më të mirë ekonomik.

Ndërsa bëri një panoramë të gjendjes së ekonomisë dhe për rrjedhojë edhe situatës së pensioneve që nga viti 2014, ministri nënvizoi se falë reformës së ndërmarrë 10 vite më parë, numri i kontribuesve është rritur me 47.3% duke arritur në 826,928 kontribues; të ardhurat nga kontributet janë rritur me 43.1%, duke arritur në 6.73% e PBB dhe deficiti është reduktuar me 59% duke arritur në 0.63% e PBB.

Sipas ministrit, Shqipëria është sot më pranë se kurrë pranë Bashkimit Evropian dhe përparimet e viteve të fundit, po e shndërrojnë vendin në lider rajonal.

“Sot, falë meritës kryesore të reformës së vitit 2014, që i dha fund demotivimit dhe humbjes së interesit për të kontribuuar, si edhe falë luftës sistematike antiinformalitet, informatizimit dhe digjitalizimit, punës për shtetin ligjor dhe ritmit pozitiv të zhvillimit ekonomik në vend, numri i kontribuesve është rritur me 47.3% duke arritur në 826,928 kontribues. Të ardhurat nga kontributet janë rritur me 43.1%, duke arritur në 6.73% e PBB dhe deficiti është reduktuar me 59% duke arritur në 0.63% e PBB.

Shqipëria është sot në momentin më të mirë ekonomik dhe reputativ që pas rënies së komunizmit. Vendi është më pranë se kurrë integrimit në BE dhe përparimi i viteve të fundit, i nxitur nga boom-i i turizmit dhe i ndërtimit, po e shndërrojnë Shqipërinë në një vend tërheqës, lider rajonal.

Ky momentum i rritjes dhe fuqizimit ekonomik dhe shoqëror përmes të cilit po kalon Shqipëria duhet të shërbejë si një moment reflektimi, jo vetëm për maxhorancën qeverisëse, por për gjithë shoqërinë, që ta udhëheqim transformimin ekonomik drejt një modeli nga i cili përfitojnë të gjithë, me fokus të veçantë tek shtresat në nevojë dhe pensionistët”, u shpreh Gonxhja.

Ky i fundit shtoi se ministria që ai drejton dhe disa prej bashkive më kryesore në vend, po implementojnë gjithashtu një sërë programesh të strehimit social ndërkohë që jemi në proces të një rishikimi tërësor të tyre për të zgjeruar numrin e përfituesve, por edhe për të adresuar jo vetëm blerjen e shtëpisë së parë, por edhe rigjenerimin dhe zgjerimin e apartamentit ekzistues.

“Përpjekja e deritanishme për ta adresuar mosmjaftueshmërinë e të ardhurave për pensionistët me bonuse e transferta të tjera, ku vitin që shkoi akorduam edhe bonusin më të lartë të dhënë ndonjëherë dhe sivjet siguruam edhe bonusin e ri të pranverës, duhet të një zgjidhje afat-gjatë dhe në afat-gjatë nuk është as e qëndrueshme.

Ne, si qeveri, duhet të konceptojmë e implementojmë një sërë politikash në ndihmë të familjeve të reja. Ne si MEKI, por edhe disa nga bashkitë kryesore në vend, po implentojmë një sërë programesh të strehimit social ndërkohë që jemi në proces të një rishikimi tërësor të tyre për të zgjeruar numrin e përfituesve, por edhe për të adresuar jo vetëm blerjen e shtëpisë së parë, por edhe rigjenerimin dhe zgjerimin e apartamentit ekzistues”, përfundoi Gonxhja.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PENSIONET/ Rama 'thumbon' opozitën: Premtojnë gjithçka të dëshirueshme, hidhen me sy mbyllur drejt një humnere
Previous article PLAGOSJE ME THIKË NË KORÇË/ Policia jep DETAJET: Autori në arrati, ja gjendja e 40-vjeçarit

s.autor

Postime të ngjashme

"ZVËRNECI"/ Rama: Projekti 4 miliardë dollarë është investimi më i madh për turizmin në Europë Politikë

"ZVËRNECI"/ Rama: Projekti 4 miliardë dollarë është investimi më i madh për turizmin në Europë

"ULE ATË PARULLËN"/ Rama në Elbasan: Ata në Vlorë janë pro e zhvillimit, mos i ngatërroni gjërat Politikë

"ULE ATË PARULLËN"/ Rama në Elbasan: Ata në Vlorë janë pro e zhvillimit, mos i ngatërroni gjërat

MILOT-BALLDRE/ Ministri Nufi: Investim i rëndësishëm për veriun e Shqipërisë Politikë

MILOT-BALLDRE/ Ministri Nufi: Investim i rëndësishëm për veriun e Shqipërisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT